SYRI TV/ Vokshi: PS po ndërmerr akte të paprecedenta, socialistët shpikin votimin me firma

19:21, 11/05/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila drejton Komisionin Hetimor për Kontratat Koncensionare në Shëndetësi akuzoi anëtarët e mazhorancës socialiste se po ndërmarrin veprime të paligjshme për të përjashtuar opozitën nga ky Komision. Në një dalje për mediat, Vokshi denoncoi faktin se socialist po pengojnë hetimin me akte të paprecedenta, pasi kanë  zëvendësuar rolin e drejtuesit të Komisionit Hetimor, duke marrë vendime vetëm me firmat e tyre.

 

 Partia Demokratike akuzoi anëtarët e mazhorancës socialiste në Komisionin Hetimor për Kontratat Koncensionare në Shendetësi se po ndërmarrin veprime të jashtëligjshme me qëllim për të përjashtuar opozitën. Në një dalje për mediat, kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi denoncoi faktin se deputetët socialist po pengojnë hetimin me akte të paprecedenta, pasi kanë  zëvendësuar rolin e drejtuesit të Komisionit Hetimor, duke marrë vendime vetëm me firmat e tyre.

Deputetja Albana Vokshi deklaroi se çdo  veprim I njëanshëm nga ana e socialistëve do të konsiderohet I jo I ligjshëm, pasi po shkelen procedurat parlamentare. 

Vokshi bëri me dije se mbledhja e radhës e Komisionit do të zhvillohet të hënën në orën 13:00, si dhe iu bëri apel deputetëve socialist që të mbrojnë interesin publik dhe jo vjedhjet e Edi Ramës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco