Xhaferri: Zgjedhjet e 2025, FRPD nis nga Kurbini antarësimet e reja për t'i dhënë fund regjimit që mbahet në këmbë me modelet 5D dhe 184!

Xhaferri: Zgjedhjet e 2025, FRPD nis nga Kurbini antarësimet e reja për t'i dhënë fund regjimit që mbahet në këmbë me modelet 5D dhe 184!

18:44, 11/05/2024
A+ Aa A-

Nga Kurbini, trevë simbol e qëndresës dhe kështjellë e demokratëve, Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur turin e riorganizimit dhe anëtarësimeve të reja që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Djemtë e Laçit, Mamurrasit, Fushë Kuqes, Miliotit dhe krejt Kurbinit ndër vite kanë qënë në vijë të parë të aksionit tonë opozitar kundër narkoregjimit, ndaj jam i lumtur që nisëm këtë tur riorganizimi dhe anëtarësimesh të reja pikërisht në këtë krahinë me kontribute të jashtëzakonshme, të diskriminuar dhunshëm nga sekti i Rilindjes.

Jam i lumtur për prurjet e reja në FRPD, djem dhe vajza të jashtëzakonshëm dhe të mirëarsimuar, energjia, idetë dhe potenciali i të cilëve do jetë jetik për fitoren tonë në 2025.

Në këtë takim kishim të pranishëm dy deputetët Kastriot Piroli dhe Elda Hoti që ndanë me të rinjtë tanë idenë e domosdoshmërisë së aksionit opozitar me përballje pa kompromis me këtë narkoshtet.

Kam një falenderim të përzemërt për organizimin dhe mbarëvatjen e këtij takimi  që më la mbresa për kreun e FRPD Kurbin, Klevis Cakoni dhe për anëtarin e Kryesisë së FRPDSH Eri Prenga.

Me djem dhe vajza si të rinjtë Kurbinas nuk  ka Manual 184 të dyshes Rama-Manja me shokë që do të ndalojë luftën tonë për rrotacion dhe mbrojtjen e pluralizmit politik në vend.

Bashkë më të fortë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco