Dorëzohet kërkesa/ Mandati i Kajmakut në dorën e anëtarëve të PS-së në KQZ

Dorëzohet kërkesa/ Mandati i Kajmakut në dorën e anëtarëve të PS-së në KQZ

18:26, 29/10/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Përgjithshme bëri publike dje faktin se kandidati i Edi Ramës në Vorë, Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, i arrestuar në Greqi në vitin 2003.

Por Kajmaku i cili kandidoi i vetëm në votimet e 30 qershorit, nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ishte arrestuar për para false.

Faktet e publikuara dje nga prokuroria kanë vërtetuar edhe akuzat e ngritura nga PD-ja ndaj kandidatit të Ramës në Vorë.

Pasi Prokuroria bëri publike faktet, është bërë edhe një kërkesë në KQZ, në lidhje me mandatin e Agim Kajmakut. Por pikërisht këtu ka nisur edhe loja e institucionit të akuzës për të shpëtuar Kajmakun e Edi Ramës.

Në kërkesën e dërguar në KQZ, burime për SYRI.net kanë bërë të ditur prokuroria ka luajtur me hapësirat ligjore që i janë mundësuar.

Sipas prokurorisë, Agim Kajmaku nuk bën pjesën në ndalimet e ligjit të Dekriminalizimit të miratuar nga Parlamenti. Sipas prokurorisë kandidati i Ramës në Vorë është në kushtet e vendimit të Kuvendit.

Image

Prokuroria thotë se çështja e heqjes së mandatit për mos deklarimin e ndalimit është tek vendimi i Kuvendit, dhe nuk është pjesë e miratimit të ligjit të dekriminalizimit.

Por sa qëndron ky pretendim i prokurorisë. Burimet kanë sqaruar se rasti i Agim Kajmakut është identik me dy rastet e ish-deputetëve Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehovica i LSI-së.

Të dy ish-deputetët akuzoheshin nga prokuroria se nuk kishin deklaruar se ishin ndaluar më herët jashtë Shqipërisë. Për të dy deputetët që janë i njëjti rast si i Agim Kajmakut, në atë kohë prokuroria kërkonte heqjen e mandatit për të deputetët.

Siç duket tani vendimi për Agim Kajmakun, është në dorën dhe vullnetin politik të vetë Edi Ramës. Janë anëtarët e PS-së në KQZ ata që do të vendosin nëse Kajmakut do ti hiqet mandati që ka marrë në votimet e 30 qershorit apo jo.

Vendimi për kandidatin e Vorës pritet që të merret brenda kësaj jave, në një mbledhje që do të thirret nga KQZ-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera30/10/2019 02:07

Dekriminalizimin fute, ne cfardo vendi te dush me e fut, ai duhet te plotesoje kriteret te quhet me gojen plot DEKRIMINALIZIM, ene pik.

vera30/10/2019 01:57

(EDI RAME),PS ne KQZ = ha haaa (o Lal Kros, o Lal Kros,vete fol e vete vulos ,se demokracise EDHE KETU i ngrite tabelen 'U SOS'!!

Shqiptari29/10/2019 18:59

Kaq e varfer qenka RILINDJA ne njerez me integritet por kandidon per qyetetare te pare te bashkise nje person i kapur ne kriminalitet??? Ku je o Pandi Majko, o te dhjefsha thinjat! Ku je o Pandi qesharaku, qe qe ne 1992 nuk ke bere asnje pune tjeter vetem iu ngjite politikes si muti pas kepuce dhe ke 27 vjet sa deputet ne parlament, ne qeveri, ne parlament. U bete legena fare, edhe kur deshtoni nuk dini te largoheni!! Tani PS-ne e shkerrmoqi, e beri mut fare RILINDJA, me lloj - lloj maskarenjsh, hajdutesh, kriminelesh, njerez pa shkolle dhe komplet ordinere, idiote dhe injorante, me keq se ty o Pandi!! Mbase ti nuk ben pjese tek kjo shtrese, por po te flesh me qene edhe ti ke zene pleshta, ke zene morra, ke zene kerpusha qensh!!! Nuk ke turp o Pandi, qe rreshtohesh dhe vihesh ne rresht me keta RILINDASIT!!! Ku je o Pandi eurosocialisti!!! Nuk ke turp o Pandi buzeqeshja, qe te terheqin prej hunde Rilindasit e MJAFT qe Edvini yt kokederr ua futi nga dritarja!!!! Nuk ke turp qe ne vend qe te ishe ti Kryetari i Bashkise se Tiranes, vjen dhe behet nje legen, nje njeri i pacipe, i pafytyre, nje i pamoral, nje pervers, nje bastard, nje mashtrues ordiner, nje qelbesire qe nuk ka asnje lidhje me PS-ne tende!!!!! Dy here qe ke folur ne kongreset apo kuvendet e PS, apo edhe ne parlament ke share vetem opoziten, per t'i bere qejfin shefit tend kokederr, qe u futi derrin, sepse nuk ke bythe qe te kritikosh qeverine sepse t'i nxijne leshte e kokesh Rilindasit! Je thjesht nje mjeran dhe servil! Te rrofte kontributi ne PS o Pandi!!!! Nuk skuqesh fare per keta kriminele qe mbeshtet i Padni krrolja!!! Prandaj Kajmaku do t'ia hedhi edhe kete radhe, me kete Prokurori dhe KQZ qe ka RILINDJA, por deri ne prill do te jete, ai dhe te gjithe "kajmaket" e Rilindjes! Nuk do tekesh turp o Pandi, kur te dalesh ne Mars per fushate elektorale dhe t'e na kerkosh votat per Edvin kokederrin dhe lali Pleh horrin!!!!

Shto koment

Denonco