VIDEO/ Bardhi: Opozita nisi 2 pikat e para të Reformës Zgjedhore, presim qeverinë

VIDEO/ Bardhi: Opozita nisi 2 pikat e para të Reformës Zgjedhore, presim qeverinë

11:21, 24/10/2019
A+ Aa A-

Ekspertët e Partisë Demokratike dhe partive aleate kanë zhvilluar sot një takim për Reformën Zgjedhore, në të cilin kanë shqyrtuar dy çështjet e para kryesore, financimin e fushatave politike dhe administrimin e zgjedhjeve.

Drejtuesi i ketij grupi, sekretari i Pergjithshem i PD-se, Gazmend Bardhi, në një dalje për mediat, vuri në dukje se se opozita e ka marrë përsipër të japë kontributin e saj në këtë reformë, e cila është kusht nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave dhe në kushtet kur qeveria nuk ia ka shtrirë dorën opozitës për bashkëpunim, opozita ka bërë edhe diç tjetër: Ka përpiluar një mekanizëm sesi të bashkëpunojnë të dyja palët.

Gazmend Bardhi tha: "Dua të theksoj se mbledhja e ekspertëve të opozitës është angazhimi i saj në Reformën zgjedhore. Opozita mori angazhimin për të dhënë kontributin e saj që kur Reforma zgjedhore u konsiderua si kusht nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave.

Çështjet që janë të lidhura me Reformën Zgjedhore janë të partive politike, jo të parlamentit, ndaj është detyrë e këtyre partive që të japin kontributin.

Produkti i sotëm i opozitës është dakortësuar me të gjitha partitë e koalicionit. Takimi i ardhëm është në orën 18.

Sot kemi pasur dy çështje kryesore të Reformës zgjedhore: Financimin e fushatave dhe partive politike si dhe administrimin e procesit zgjedhor.

Ne i kemi propozuar palës tjetër një mekanizëm për të bashkëpunuar,  kur në fakt duhej të ishte qeveria që duhet t’i shtrinte dorën opozitës.

Reforma zgjedhore kërkohet që të jetë me bashkëpunimin e të gjitha partive politike.

Është detyrë, siç e tha dhe kryeministri italian, e qeverisë që të bënte pjesë të këtij procesi edhe opozitën. Ndaj opozita ka propozuar me përgjegjshmëri të plotë një mekanizëm si të bëhemi bashkë.

Është e rëndësishme për opozitën që të tregojë përkushtim në përmbushjen e këtij kriteri për të hapur negociatat dhe duhet që edhe pala tjetër të përmbushë përgjegjësitë e veta.”

Ndërsa ekspertja e LSI, Silva Caka, tha: " E vetmja masë që merr Edi Rama është një deklaratë e tij personale dhe e dimë shumë mirë që Edi Rama nuk e mban fjalën e tij dhe kjo do të thotë të tallesh me qytetarët shqiptarë.

Kjo është një deklaratë, e cila thjesht presupozon të heqësh dorë nga shit-blerja e votës nuk përbën asnjë llojë serioziteti përsa i përket përmbushjes së këtij rekomandimi. Kështu që opozita e bashkuar është tepër e angazhuar ashtu siç e përmendi dhe kolegu Bardhi për të pasur një produkt jo vetëm konstruktiv, jo vetëm serioz, do t’i shërbejë kauze dhe ky është realisht është një mision historik, por mbi të gjitha do të jetë edhe i shpejtë.

Kështu që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm t’iu falënderoj për vëmendjen dhe t’i uroj shumë suksese këtij grupi, i cili është i përfaqësuar si në nivel politik ashtu edhe në nivel ekspertësh dhe teknik." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Italiani24/10/2019 12:18

A do beni reform apo do vazhdoni me lista ye mbyllura

Shto koment

Denonco