Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Këlliçi, pse i është mirënjohës Fondacionit 'Konrad Adenauer

Këlliçi, pse i është mirënjohës Fondacionit 'Konrad Adenauer" dhe CDU

10:40, 16/10/2019
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka shprehur mirënjohjen e tij për Fondacion gjerman “Konrad Adenauer” dhe CDU-në, që e kanë mbështetur këto vite, rininë e PD-së.

“Krenar për bashkëpunimin e ngushtë me Fondacionin “Konrad Adenauer”, - shprehet Këlliçi, -  si partnerin kryesor të FRPD-së në këto 3 vite. Sëbashku me KAS kemi patur mundësinë të organizojmë me qindra takime, trajnime e bashkëbisedime me të rinj në të gjithë vendin dhe kemi themeluar “Akademinë Politike”, si një institucion dhe shkollë e formimit politik të brezave të ardhshëm demokratë.

Në kuadër të festimit të 10- vjetorit të themelimit të këtij fondacioni në Shqipëri, Presidenti i KAS, Prof. Dr. Norbert Lammert u nderua me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Falenderime e mirënjohje pafund për ndihmën e pakursyer që CDU na ka dhënë përmes Fondacionit “Konrad Adenauer” në këto vite.”


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco