Voton Vjosa Osmani: Bëhuni pjesë e vendimit historik, sot Kosova do të ketë arsye për të festuar

Voton Vjosa Osmani: Bëhuni pjesë e vendimit historik, sot Kosova do të ketë arsye për të festuar

11:05, 06/10/2019
A+ Aa A-

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, tashmë ka bërë detyrën qytetare, duke dhënë votën e saj.

Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ka votuar në qendrën zgjedhore të Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Pasi votuan, para gazetarëve, ajo ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e vendimit historik.

“Ftoj të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e vendimit historik. Sot është një ditë historike dhe vendimtare, besoj që nëpërmjet një procesi të ndershëm dhe të drejtë Kosova do të ketë arsye për të festuar. Prandaj uroj që çdo gjë të ec mbarë dhe çdo qytetar ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe fatin për të ardhmen dhe gjithçka të shkojë pa presion që ata ta shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Besoj shumë që sot Kosova do të ketë arsye për të festuar, për koalicione flasim pas zgjedhjeve”, ka thënë Osmani.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco