Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta takon ambasadorin austriak: Gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë

Meta takon ambasadorin austriak: Gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë

19:39, 20/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikëslir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner.

Meta tha se e ka siguruar z. Steiner për një bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve, kurse vlerësoi se shteti austriak ka dhënë një kontribut tepër të çmuar në financimin e shkollave profesionale në Shqipëri.

"Kënaqësi të prisja sot të Ngarkuarin me Punë të Austrisë në Shqipëri, Z. Christian Steiner. E sigurova për një bashkëpunim të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet historike miqësore me Austrinë.

Vlerësova kontributin që vendi i tij ka dhënë që me krijimin e shtetit shqiptar e deri në ditët tona.

Austria ka qenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të Shqipërisë.

Inkurajova për një shtrirje më të gjerë të shkollave profesionale mjaft cilësore, të financuara nga Austria, ku shkëlqen shkolla e mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër", shkruan kreu i shtetit në postimin e tij në Facebook.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco