Presidenti Meta i lumtur për rikthimin e tij në Kuvend, deri në 24 korrik 2022 ...

Presidenti Meta i lumtur për rikthimin e tij në Kuvend, deri në 24 korrik 2022 ...

16:25, 09/09/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta është shprehur se është i lumtur që sot është rikthyer në Kuvend.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Meta shkruan se është ‘rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës’.

Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco