Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

'1 milion turistë'/ Berisha citon INSTAT dhe nxjerr zbuluar Ramën

'1 milion turistë'/ Berisha citon INSTAT dhe nxjerr zbuluar Ramën

20:53, 21/08/2019
A+ Aa A-

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama do të deklaronte plot mburrje se vetëm, gjatë muajit gusht në Shqipëri janë futur1 milion turistë.

Sipas INSTAT, institucioni zyrtar për statistikat, në të njëjtën periudhë të vitit 2018, në vend kishin hyrë 1 449.952 persona.

Por nuk mungon reagimi ish kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit, referuar gjithashtu të dhënave zyrtare të INSTAT, shprehet se, në 20 ditët e para kanë hyrë në Shqipëri 16% më shumë se të njëjtin muaj të vitit 2018, duke nënvizuar se sipas matematikës së tij, i bie që vjet kanë ardhur 835 mije turistë.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit:

Instat-i i vet damkos Edvin Mashtrimin per genjeshtren e tij klamoroze dhe e nxjerr ashtu siç eshte: – Genjeshtar!

Te dashur miq, ketu me poshte keni deklaraten e njeriut qe ne çdo fjale nxjerr nje genjeshter pra Edvin Mashrimit, qe beri ne nje status te djeshem dhe qe une ne reagimin tim po ne FB e quajta dhe genjeshtren e 1 milionte te tij!

Ai dje, per te reklamuar nje sukses imagjinar ne postimin e tij ne fb deklaroi se:

“Ne 20 ditet e para te ketij gushti kane hyre ne Shqiperi polte 1 milion turiste te huaj ose 16,5% me shume se te gjithe gushtin e vitit te kaluar.”

Keshtu, sipas matematikes se rrencacakut profesionist i bie qe gjate gjithe gushtit te vitit te kaluar te kene hyre ne Shqiperi gjithsej 835 mije turiste apo 165 mije turiste me pak se sa ne 20 ditet e para te ketij gushti.

Mirepo INSTAT e nxjerr kete nje sukses kallp dhe Edvin Mashtrimin genjeshtar, i cili ne çdo fjale nxjerr nje rrene taze!

INSTAT ne faqen e tij zyrtare shkruan se:

Numeri i shtetasve te huaj qe hyne ne Shqiperi gjate gjithe gushtit te vitit 2018 ishte 1.449.952 pra ishte 779952 persona me shume se sa pretendon paturpesisht Edvini me genjeshtren e tij te nje milionte.

Ketu me poshte keni te dhenat e INSTAT per levizjet e shtetasve ne Shqiperi ne gushtin e vitit 2018. sb

INSTAT

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, gusht 2018.

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2018, është 2.120.822, krahasuar me Gusht 2017, ky tregues rezulton me rritje 21,1 %.

Në Gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1.449.952. Krahasuar me Gusht 2017, ky numër është rritur me 26,9 %.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco