Si flaken ekselentët: 66 mësuese hidhen në rrugë, Rama nuk pranon t’i takojë!

Si flaken ekselentët: 66 mësuese hidhen në rrugë, Rama nuk pranon t’i takojë!

11:15, 21/08/2019
A+ Aa A-

66 mësuese në Tiranë, që kanë punuar me nxënës me aftësi ndryshe, do të hidhen në rrugë falë një urdhri të ministres së Arsimit Besa Shahini. Edhe pse janë vlerësuar për punën e tyre, atyre iu është thënë të kërkojnë punë tjetër. Denoncimin e tyre e kanë bërë pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, me shpresën se dikush në qeveri do ta dëgjojë zërin e tyre, pasi kryeministri deri më sot nuk ka denjuar t’i presë në takim.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar sot mesazhin e tyre me këtë shënim: “Ish-studente e ekselencës dhe 65 shoqe të saj mësuese hidhen në rrugë nga ndrikull Shahini! Lexoni denoncimin e mësueses dixhitale. Çirret maska e Edvin Kristaq Mashtrimit, hajni që në çdo fjalë - një gënjeshtër nxjerr!“

Z. Sali Berisha, po ju informoj për një çështje, e cila ka 2 muaj që na shqetëson, për të cilën nuk kemi gjetur zgjidhje .

Jemi 66 mësuese ndihmëse të qytetit të Tiranës, që para 2 viteve jemi punësuar nga Drejtoria Arsimore Tiranë për të punuar me fëmijët me aftësi ndryshe. 

Përgjatë 2 viteve punuam shumë. Për këtë arsye edhe këta nxënës patën shumë përparim si nga arritjet akademike, ashtu dhe sjellja e tyre.

Me ardhjen në krye të Arsimit të Besa Shahinit, me udhëzimin që ajo nxori në muajin maj të këtij viti (2019) në 66 mësueset ndihmëse dalim automatikisht nga puna, pra hidhemi në rrugë.

Kemi realizuar takime të drejtpërdrejta, përkatësisht me drejtorin e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Zamira Gjini; në Ministrinë e Arsimit; Erjon Braçen dhe kemi dërguar peticion te portali i bashkëqeverisjes, por përgjigja që kemi marrë ka qënë “edhe pse keni punuar shumë mirë, nuk mund t’ju mbajmë në punë; filloni kërkoni punë”, ndërkohë që unë personalisht kam mbaruar si studente ekselente "Masterin e Shkencave në Psikologji Shkollore " me mesatare 9.7. Kam vite eksperience pune në arsim dhe në çdo derë që kam trokitur nuk më është marrë parasysh CV.

Ndryshe nga ajo që shprehet Edi Rama që asnjë grua nuk do te hiqet nga puna, ne jemi 66 të tilla që në shtator të këtij viti shkollor nuk fillojmë punë, pra hidhemi në rrugë, ndryshe nga ajo që shprehet Edi Rama se ekselentët do ta zgjedhin vet vendin e punës.

Asnjë nuk i merr ekselentët parasysh.

Kemi ndenjur para Kryeministrisë të gjitha me shpresën për takim me Kryeministrin, për disa ditë, por ky takim nuk na u mundësua kurrë.

Ju informojmë ju me bindjen se do ta bëni publike këtë që po ndodhë këtu në Tiranë .Gjithë të mirat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/08/2019 12:22

TE NDERUARA MESUESE DHE MESUES! MOS KERKONI ZGJIDHJE TEK INJORANTET, TEK KRIMINELET, TEK IDIOTET, TEK TE PASHKOLLET, TEK ANALFABETET QE KANE BERE VETEM KURSET E SOROSIT PER MASHKTRUESA ORDINERE! ESHTE KOHA TA PERCAKTONI VETE PARTNERIN DHE MBESHTETESIN TUAJ! RILINDJE SHPORRU! SA ME SHUME SHKOLLA, AQ ME SHUME DIJE, AQ ME SHUME KULTURE, AQ ME SHUME ZHVILLIM, AQ ME SHUME PERPARIM, AQ ME SHUME DINJITET!

Shqiptari21/08/2019 12:17

Mallkuar qofshin brez pas brezi dhe ne jete te jeteve ata qe godasin, neperkembin dhe diskreditojne dinjitetin e mesuesit, edukatorit dhe arsimtarit. TURP! Si eshte niveli i arsimit sot, ashtu do te jete niveli i dijes, kultures dhe zhvillimit te vendit neser! Askush ne historine boterore, ne cilindo regjim, nuk e ka prekur dhe cenuar dinjitetin e mesuesit. Ne shume vende te botes, ne shume shoqeri te civilizuara dhe jo te civilizuara mesuesi dhe mjeku jane cilesuar si PERENDI, jane te respektuar, te nderuar dhe te mirepaguar! Mesuesi te jep dijet per jeten, te ben njeri, te jep kulture, te meson te shkruash dhe te lexosh, te jep sy te shikosh dhe mendje qe te kuptosh, ndersa mjeku te shpeton jeten. Nuk e kuptoj ne cilen shoqeri bejne pjese RILINDASIT e Rames????!!!!! TURP DHE FAQJA E ZEZE! Edhe sikur 5 nxenes te kete ne nje fshat, shteti duhet te dergoje 1 mesues. Qeveria i merr edhe cdo pensionisti taksen per arsimin!!! Apo e HARRUAT??? Ne shume fshatra nuk ka qendra shendetesore, MEGJITHESE te gjitheve na mbahet nga paga taksa per sigurimet shendetesore!!!! MOS E PREKNI MESUESIN! MESUESI ESHTE PERENDI DHE RESPEKTOHET SI I TILLE!

Shto koment

Denonco