PD paralajmëron Ramën: Mos luaj me zjarrin, Shkodrës i dalim për Zot

PD paralajmëron Ramën: Mos luaj me zjarrin, Shkodrës i dalim për Zot

14:53, 18/08/2019
A+ Aa A-

Partia Demokratike e degës së Shkodrës ka thirrur ditën e nesërme një protestë para prefekturës, në ditën dhe orën që Edi Rama kërkon të emërojë në krye të bashkisë njerëz të pa zgjedhur.

‘I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes’, thuhet në reagimin e PD-së lokale.

Reagimi i plotë i PD, Shkodër:

Partia Demokratike, dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00, para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist.

Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituuar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës.

Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën!

Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes.

Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës !

#partiademokratikeShkoder #pd

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz18/08/2019 18:13

Kurrsesi mos e lejoni kryehorrin dhe horrat e ridhjerjes se Edver Taqi Mutacakut te perdhosin Shkodren! Shkodra duhet te jete vija e kuqe qe nuk duhet shkelur nga hordhite dhe falangat e krimit Edverist! Stop! Partise se Ridhjerjes komuniste! Keta llumra duhet te shpallen non grata ne Shkoder!

Sehiri18/08/2019 16:19

Ju prift e mbara e dalshi faqebardh ju PD e Shkodres, se po qe per keta të Tiranes , u ben telef tu e sha Edvinin, por brenda normave te edukates evropianiste!

Shto koment

Denonco