Qytetarë e intelektualë - Bashkisë Tiranë: Të hiqet emërtimi 'Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut'

Qytetarë e intelektualë - Bashkisë Tiranë: Të hiqet emërtimi 'Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut'

17:08, 12/08/2019
A+ Aa A-

Ka nisur një peticion online, me anë të të cilit kërkohet heqja e emërtimit “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, heqjen e emërtimit “Parku i Demokracisë 15 Korriku” dhe heqjen e pllakës përkujtimore me emrat e të ashtuquajturve “dëshmorë të 15 korrikut”, të gjitha në Parkun e Liqenit.

Sipas organizatorëve, ngjarja dhe viktimat që Bashkia Tiranë ka vendosur të përjetësojë nuk kanë asnjë lidhje me popullin dhe kombin shqiptar, dhe aq më pak me qytetarët e Tiranës.

“Ne kërkojmë heqjen e emërtimit “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, heqjen e emërtimit “Parku i Demokracisë 15 Korriku” dhe heqjen e pllakës përkujtimore me emrat e të ashtuquajturve “dëshmorë të 15 korrikut”, të gjitha në Parkun e Liqenit”, thuhet ndër të tjera nga organizatorët e peticionit.

Ja çfarë shkruhet në peticionin online:

"Ne kërkojmë heqjen e emërtimit “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, heqjen e emërtimit “Parku i Demokracisë 15 Korriku” dhe heqjen e pllakës përkujtimore me emrat e të ashtuquajturve “dëshmorë të 15 korrikut”, të gjitha në Parkun e Liqenit.

Vendimi sekret për të përjetësuar një ngjarje të brendëshme turke është marrë në shkelje të ligjeve të Shqipërisë dhe të rregullave të Bashkisë Tiranë. Vendimi është marrë pa asnjë dëgjesë apo konsultim publik, duke u mohuar qytetarëve të Tiranës të drejtën për t’u shprehur për të.

Ngjarja dhe viktimat që Bashkia Tiranë ka vendosur të përjetësojë nuk kanë asnjë lidhje me popullin dhe kombin shqiptar, dhe aq më pak me qytetarët e Tiranës.

Ngjarja që Bashkia ka vendosur të përjetësojë:

nuk ka domethënie apo rëndësi historike, kulturore apo shpirtërore për qytetarët shqiptarë;
nuk ka vlerë përkujtimore apo simbolike për brezat e ardhshëm;
nuk ka rëndësi historike apo kulturore botërore dhe nuk ka domethënie për vlerat e lirisë, demokracisë dhe përparimit njerëzor botëror.
nuk ka mbështetje apo pranim të gjerë shoqëror mes qytetarëve të Tiranës.

Ne dyshojmë se veprimet e Bashkisë Tiranë janë shërbim personal ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, motivuar nga interesa të ngushta vetjake të Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj. Si të tilla, ato janë shkelje e sovranitetit të vendit dhe dhunim i krenarisë sonë kombëtare.

Nënshtrimi i qeveritarëve tanë ndaj një autokrati të njohur për persekutimin e kundërshtarëve politike, për burgosjen e gazetarëve dhe shtypjen e të drejtave të njeriut është, gjithashtu, shkelje e vlerave demokratike perëndimore, të cilat aspiron shoqëria shqiptare".

Ketu mund te nenshkruani peticionin online

Image

Bashkia Tiranë ka ngritur memorial në Parkun e Liqenit, në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë për mbrojtjen e presidentit Erdogan gjatë atij që u quajt grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi.

Ky lajm nuk është dhënë në asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia Tiranë dhe është bërë i ditur nga mediat turke.

Mediat e huaja janë bazuar në postme e publikuara në faqen zyrtare të Ambasadës Turke në Tiranë ku shfaqet e gjtihë parade e zhvilluar në kryeqytet deri tek mbërritja e memorialit në Parkun e Liqenit.

Bashkia Tiranë ka mbjellë aty 251 rrape të sjella nga Turqia, dhe rruga aty pranë tashmë “Dëshmorët e 15 Korrikut”. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/08/2019 23:05

Të vdekurit varrosen nëpër varrezat e vëndeve ku kanë jetuar ose vdekur. "Tirana është zemërmadhe" thua ti o tiranàs nga ura e vajgurit. Ndërkohë që ti e shqyen Tiranën dhe flet në emër të popullit tirons, populli i Tiranës ishte duke fjet. Ti që një pemë në Tiranë e mbjell 125 herë përpara kamerave, u fshehe si skuth, si miu i haleve (i ngjan çuditërisht edhe nga turini), ure squkë. Po kur i plasi era e mutit që lëshove mçeftas, dole me atë belbëzim të mjerë për zemërgjerësinë e Tiranës. Po memorialin e Ardit Gjoklaj, adolesentit të mitur, të vrarë tek biznesi jot i plehrave ku e ke ngritur? Po Rrugën Ardit Gjoklaj ku e ke emëruar ti o kryekari zemërmadh i Tiranës zemërmadhe? Ti nuk je Tirana, je thjesht pushti pushtues i saj i paligjshëm, je thjesht një halé që duhet pastruar sa më urgjent. Për interesat tua personale ti shet interesat e Tiranës e të Shqipërisë tek një shtet i huaj, ish pushtuesi 500 vjeçar. Herojtë e kombit Gjergj Kastrioti, e Ismail Qemali nuk mundet të rrijnë pranë një memoriali varrezë turke pa asnjë lidhje me Tiranën dhe Shqipërinë. Nuk është e vërtetë që Tirana paska vend për të vdekurit e gjithë Globit, mjafton të vizitosh varrezat e Tiranës, ku varret dhe memorialet kanë kërcyer mbi njeri tjetrin, e kupton që pëllitja jote e rradhës është gënjeshtër e poshtër, e denjë vetëm për karakerin tënd të larvës. Ne jemi Shqipëri, nuk jemi Turqi, sikurse ulëriti gazetarja trime e Kosovës mbas deklaratës famëkeqe të Erdoganit. Juve mbani edhe portretin e Ismail Qemalit nëpër zyra, mbani edhe Monumentin e Skënderbeut në shesh. Madje keni shpallur me fuqinë e gërrmazit të spirropallës, një Skënderbe të ri, me kokë ariu, me hundë si Shab Qosja nga kokaina, veshur me shallvare. Parku i madh i Tiranës nuk është varrezë e interesave tuaja mizerabile. O shkatërrues të historisë kombëtare, o shkatërrues të Kombit. Çfarë pune kemi ne shqiptarët me një "grusht shteti" të inskenuar nga sulltan Erdogani për të hequr qafe një kundërshtar të tijin politik? Na duhet të ngremë një memorial për të rënët shqiptarë në 1997 ( me mijëra), një tjetër me të rënët e sheshit Tien An Men, një akoma më të madhe për të rënët e 11 Shtatorit 2001.....sigurisht edhe për viktimat e Kosovës nga genocidi serb, për viktimat e Çamërisë nga genocidi grek, për viktimat e Armenisë nga genocidi turk..... Të hapim ekspozitën e memorialeve të huaja tek Parku i Tiranës i shqyer prej vajgursit. Sygjeroj të ngremë edhe një monument të Hamza Kastriotit ngjitur me atë të grushtit të inskenuar të shtetit nga Erdogani. Sa për shkurret në Parkun e Liqenit, shkurret na i solle ti mu në mes të Tiranës, si kujtim i kooperativës bujqësore të baltës së satëme. Ti o Haxhi Qamil duhet të na thuash të vërtetën se çfarë konçesionesh personale ju ka dhënë babë Erdogani në këmbim të këtij gjesti të ndyrë politik, sa pare të thata në xhep, sa turkish albanish airline personale për E Dramën, sa thërrime për ty.........? Oh u gabova, harrova për një çast se ti nuk thua të vërtetën as kur flet me vehten tënde. Ke terror nga e vërteta, je programuar vetëm për ta ndryshuar të vërtetën. o pashai i vogël i Tiranës me 8% të votave. Të hiqet urgjentisht ky turp kombëtar dhe të dënohen autorët

Medlind12/08/2019 21:46

Kaq shume ju djeg memoriali turk? Pse hani mut ne emer te gjithe shqipetareve kur e pergjithesoni ne peticionin e leshit qe do deshtoni sepse shumica e deshiron Miqesine e madhe me popullin turk te cilet na jane gjendur ne kohe te veshtira, na kane ndihmuar dhe do na ndihmojne tere jeten.Gjithashtu eshte fare normale qe Kryeministri Edi Rama e ka shume mik dhe krah te djathte ne cdo rrethane te veshtire kontributin e Turqise mike. pse nuk hani Mut per Tereza bojaxhiun qe as Gjuhen shqipe nuk e fliste nje fjale shqip, as nje ndihme skemi aptur prej saj dhe na e cate bythen me emra rrugesh sheshesh, ekspozita e shtepi muze etj etj dhe nuk po jua cenon askush kete preference idjote! Kini Kujddes; Mos e kruani fort me Turqine sepse do deshtoni rendeshem, kaq po jua them;

Lenci hidri12/08/2019 20:24

Per mendim tim kjo qe behet me kaq shum zhurm mediatike apo dote folshin kaq shum per kete qe dhe me shum qe Erdogan te mos i shte musliman dhe te mos ishte ne pushtet dhe po te ishte ndo nje person tjeter Ekstremist apo populist dhe po ti kishte ndodhur grushti i shetit nuk dote thoshin qe nuk ka ndodhur fare por krejt e kundra dote ishte dhe dote thoshin qe ka ndodhur qe ja kan ber nga inati sepse ai po punonte mir. Sikur po thon per z.kryeministrin dhe minister i brenshem i Italy qe po ndalon Emigrantet te mos hyn ne Italy . Por Erdo?an eshte musliman dhe ndimon shum muslimanet ku do qe jan. Veçenarisht ne shqiperi dhe ne kosove dhe maqedoni dhe prandej po behet e gjith kjo zhurm e madhe mediatike dhe ne per rrejete socile dhe si do mos qe e ka then zeri Amerikes dhe ne shqiperi dote dalin kunder sepse kan fike se mos i vejn ndo nje person nga amabsada amerikene dhe kan fike sepse mos ti thon qe ty te eshte ndaluar hyrja ne SHBA sepse nuk keni dal kunder Erdo?anit per se nuk flet kush per varrezet greke. Dhe per varrezet gjermane. Dhe per nuk flet kush per Çamrin apo dhe per kosoven qe gerket qe akoma dhe sot nuk te pranon te folesh sepse nuk te degjoje per te e jo te bisedoje per zidhjen e si mundim te gjem nje rruge per te miren e te dy vendeve nga deto andet e kufirit dhe per kosoven qe serbia po don te bejn nje mini serbie ne kosove sikur e ka ne bosnje apo keto nuk prishin pun por vetem kur behet fjal per turqin. Harrojn shqiptare se sa shqipetar jeton ne turqi dhe harrojn shqipetart si dikur Stambolli ka qen dikur kreqyteti i shqipetrve dhe mundet te jen ne ate memorjal qe eshte ngritur ne tirane

Gramoz12/08/2019 18:14

Me kete memorial lali Dhjeri dhe Edveri, jan kap mat me llapen e futur thelle ne bythen e diktatorit Erdogan. Plerat toksike te ridhjerjes siçiliste nuk duhen lejuar te tallen me qytetaret e Tiranes per ti bo qefin nje llumi diktator si Erdogan.

Shto koment

Denonco