FOTO/ Presidenti njofton OSBE e ODHIR: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje në 30 qershor

FOTO/ Presidenti njofton OSBE e ODHIR: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje në 30 qershor

15:55, 19/06/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka njoftuar në mënyrë zyrtare OSBE-në dhe ODHIR-in se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

Me një letër drejtuar zyrave përkatëse dhe krerëve të këtyre organizatave, Ilir Meta shkruan se është zhdekretuar data 30 qershor.

Meta u shkruan thirrje këtyre organizatave se votimet e njëanshme që organizon Edi Rama dhe qeveria e tij janë nul dhe nuk duhet të njihen.

Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar përfaqësuesve të OSBE – ODHIR, Presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.

Presidenti Meta informon OSBE për Dekretin Presidencial dhe ‘përpjekjet e paligjshme’ të Ramës

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka shkruar sot drejtuesve më të lartë të OSBE, duke i informuar ata në lidhje me dekretin presidencial të nxjerrë prej tij më 10 qershor për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të caktuara më 30 qershor sipas dekretit të tij të mëparshëm.

Presidenti Meta i është drejtuar Ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, njëherazi kryetar i OSBE, dhe disa autoriteve të tjerë të Organizatës, përfshirë edhe drejtorin e ODIHR, Ingiborg Gisladottir.

‘Do të doja t’ju informoja se në përputhje të plotë me fuqitë që më jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nxora Dekretin Presidencial Nr. 1199, datë 10.06.2019, për të revokuar Dekretin Nr. 10928, datë 05.11.2018 ‘Caktimi i datës së zgjedhjeve për organet e qeverisje lokale, dhe anulova 30 qershorin 2019 si datë zgjedhjesh për organet e qeverisje lokale në Republikën e Shqipërisë’, shkruan Meta.

Presidenti shton se Dekreti është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.

Më tej, ai shkruan se ‘për këtë arsye ky dekret është ligjërisht detyrues dhe duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet e përfshira në administrimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve’.

‘Si rezultat, procesi elektoral që mund të zhvillohet në shkelje të këtij Dekreti Presidencial do të jetë pa vlerë dhe përpjekjet e Kryeministrit Rama për të injoruar dhe bllokuar zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës janë krejtësisht të paligjshme dhe po e përkeqësojnë krizën në Shqipëri’, e mbyll Meta letrën dërguar zyrtarëve më të lartë të OSBE.

 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/06/2019 16:32

Z. President i Republikes! Respekte! Ky ishte hapi i pare. Pilafi i Rames nuk mban me uje! Shpernda Parlamentin! Parlamenti nuk perfaqeson me interesat e popullit por te MAFIAS! Shpallni Gjendjen e Jashtezakonshme Kombetare! Jemi vend i NATO-s! Nxirrni ushtrine nga kazermat, dhe mbroni zbatimin e dekretit tuaj! Njoftoni urgjentisht Shtabin e Pergjithshem te NATO-s dhe Parlamentin Evropian qe te nderhyjne politikisht ne menyre urgjente, perpara se ne Shqiperi te shpertheje perleshja e pergjakshme katastrofike per popullin dhe vendin! Nuk i lihet vendi ne dore nje krimineli te droguar dhe te çmendur qe me megabanden e tij mafioze kriminale dhe hajdute po e shkaterron vendin! Mos e nenvleresoni situaten e rende konfliktuale! Nese e neglizhoni kete situate lufte sot, neser do te jete teper vone!

Shto koment

Denonco