Boçi në Syri TV: Republika në rrezik, të mbrohet me çdo formë e mënyrë

Boçi në Syri TV: Republika në rrezik, të mbrohet me çdo formë e mënyrë

16:18, 14/06/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, ish deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar tensionet mes protestuesve dhe Edi Ramës një ditë më parë në Librazhd. Vala e arrestimeve dhe zërat për tentativën e ndalimit të Lulzim Bashës.

Sipas tij, kryeministri Rama po tenton thjesht të shfokusojë vëmendjen nga problemet reale që po kalon vendi.

 “Krijimi i një zhurme sa më të madhe, duke ngritur akuza dhe për të krijuar madhështinë dhe për të shkofusuar vëmendjen. Ju kujtoj se Suela Musta dhe Zylyftari kanë qenë kundër dhënies së frekuencave ndaj miqve të Ramës. Regjimi përdor të njëjtat metoda që përdorte regjimi para ’90. Edhe arrestimi i protestuesve në Elbasan është e njëjta mënyrë, e njëjta hile. Unë shoh që regjimi është lëshuar i tëri për të legjitimuar regjimi. Vetë Rama kërkon ti japë legjitimitetin”, u shpreh Luçiano Boçi.

Sa i përket vendimit të bashkive që drejtohen nga opozita, të cilat kërkojnë lirimin e ambienteve të zëna nga ana e KZAZ-ve për zgjedhjet e 30 qershorit, Luçiano Boçi ftoi edhe bashkitë e tjera të ndërmarrin të njëjtën nismë.

“Duhe të ndiqet nga të gjitha baskitë, ndryshe do të shkelin ligjin dhe do të bëhen pjesë e diçkaje ilegjitime, nul. Republika është në emergjencë. Duhet mbrojtur me të gjitha forcat dhe mënyrat”, deklaroi ish deputeti i PD-së në Elbasan. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vera14/06/2019 17:00

"Republika asht ne emergjence. Duhet mbrojtur me te gjitha forcat dhe menyrat".

Shto koment

Denonco