Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta: Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, po dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm!

Meta: Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, po dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm!

11:39, 14/06/2019
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë përgjigje të qartë pyetjes nëse do ta pranonte vendimin e Kolegjit Zgjedhor, po qe se ky institucion do të vendoste rrëzimin e dekretit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Meta tha: "Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit, që nuk ekziston, Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, përkundrazi i fton të gjithë të izolojmë çdo të çmendur i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse vetëm ato sigurojmë çeljen e shpejtë të negociatave për në BE që është objektiv i të gjithë shqiptarëve. Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm, është i detyrueshëm për të gjithë, kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë le të vazhdojë, është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë çdo ditë të bëjë thirrje për reflektim.

Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë të jenë të sigurt do të kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco