Presidentit, ky kryeministër i sotëm, t’i rruajë ‘trapin’

Presidentit, ky kryeministër i sotëm, t’i rruajë ‘trapin’

11:26, 10/06/2019
A+ Aa A-

Vendimi i sotëm i kryeministrit Rama për të shkarkuar Presidentin Meta, ditën enjte, ka shkaktuar debat dhe sherr të madh në publik.

Ky veprim quhet si inatçor dhe kriminal, pasi synon që Rama ti marrë gjithë pushtetet, duke zbatuar idenë e çmendur të kthehet në një mbret.

Por kryeministri Rama nuk e di se ka një kalvar para drejt projektit të tij kundër Presidentit.

‘Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij’ thuhet në pikën 2 të nenit 90 të ligjit themeltar të shtetit’.

Pra si fillim socialistët duhet të zbulojnë se Presidenti Meta ka kryer një krim të rëndë.

Më pas ata duhet të riblejnë një numër deputetësh nga opozita e re që të plotësojnë 93 votat e domosdoshme për të kapur edhe të vetmin institucion që i ka mbetur jashtë qerthullit të tyre.

Por edhe nëse i kapërcejnë këto pengesa, prapë historia nuk përfundon këtu sepse një nen tjetër i kushtetutës:

‘Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra’ thuhet në pikën 3 të nenit 90.

Por këtu ka një pengesë tjetër.

Gjykata kushtetuese është jashtë funksionit prej muajsh, Anëtarët e mundshëm të saj nuk kanë bërë as vettingun. Dhe procesi zgjat pa fund, pra praktikisht Ilir Meta është i pa shkarkueshëm nga president.

Kryeministri duhet të nisë procedurën e paprecedentë në Shqipëri, atë të shkarkimit të kreut të shtetit duke marrë edhe më shumë damkën e uzurpatorit të cdo pushteti.

Ai duhet pastaj të shndërrojë në karagjoze se ç’është opozitën e re duke e detyruar të votojë me urdhrin e tij për të bërë 93 votat. Pastaj ai duhet të konstituojë me urgjencë Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë dërmën përfundimtare fabulës së reformës në drejtësi, dhe duke dëshmuar se ajo është një levë në duart e pushtetit që përdoret si kamzhik ndaj kundërshtarëve politikë.

Në këtë kuptim shkarkimi i menjëhershëm i Ilir Metës është i pamundur.

Në një farë mënyrë, kryeministri Rama i rruan ‘trapin’ Presidentit! Fjalë e pa vend, por për Edi Ramën ka kuptim çdo fjalë e shqipes.

Një njeri që do të kthehet në mbret, dhe mbret i krimit, nuk ka vend në Shqipëri, sepse njerëzit duan paqe, mirëkuptim dhe zgjidhje të krizës politike duke u ulur palët e jo duke kërcënuar se do shkojë i vetëm në zgjedhje.

Edi Rama ka marrë deri tani pushtetin parlamentar, pushtetin ekzekutiv, mori prokurorinë, por merr gjykatat, po merr krejt bashkitë, blerë mediat, ka blerë oligarkët, ka krimin në bashkëpunim elektoral.

I ka marrë të gjitha!

Tani do edhe karrigen e presidentit. Këtu do has në përballje, pasi Krye i Shtetit, është i mbrojtur nga Kushtetuta dhe kushtetubërësit e kanë parashikuar ndonjë të çmendur në kzekutiv.

Praktikisht nuk e shkarkon dot. Ndaj më mirë të ulet në dialog me opozitën dhe të gjejnë zgjidhje dhe jo luftë.

Njerëzit janë të lodhur, ata duan drejtësi, duan zgjedhje garuese nga të gjitha palët, duan mirëqënie dhe nuk duan LUFTE.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari10/06/2019 14:01

Edhe po qe nevoja me i rrujt trapin, Edvin ka boll ministra apo ministre qe e kan per nder të bejne cdo sakrifice per të miren e RILINDJES. Problemi eshte shume e shume me I madh! Nokat,Frroket, Avdylajt, Shullazet, Balilajt, Abilajt ,Bajrat, ishin ne punen e vet, ne hallin e vet, me friken dhe trimerine e vet, të kerkuar ose jo nga policia, të kerkuar ose jo nga kundershtaret/armiqte e tyre, kur fap...shfaqet Edvin Droga 6 vjet me pare dhe u jep garanci se do t’i beje deputete, k/Bashkim,diplomate,n/punes të larte ne administrate e do tu garantoje ruajtjen, transportin dhe shitjen e të gjithe llojeve të droges mbi toke , me të cilen do të “qeraste” edhe nderkombetaret! Por litari u mblodh,zullumi u trash dhe sot Edvini pa pritmas behet Europian i thekur, por ka harruar se ka miqte e tij qe e sollen me pushtet, ose ne burg ose te pandehur, ose neper dosje PRANDAJ EDVINI LUTET QE TË BEHET SA ME E QARTE PER SEJCILIN PREJ TYRE SE NUK KA SI I SHPETON! Edvini I lutet Ilir Metes qe të bllokoje cdo mundesi qe AI EDVINI të vazhdoje qeverisjen dhe e gjitha të duket si e imponuar nga jashte e nga brenda!

D10/06/2019 12:54

Po ti beje keto qe thote askushi dije qe shqiptaret uni kane vdekur . Kam frike se 14 Shtatori 98 do jete pak

cuf dabjoni10/06/2019 12:21

Thuajini Nikoll Lesit se duhen 94 vota e jo 93

Patrioti10/06/2019 12:18

Trapin t'ja rruani ju Edi Rames se luften e duan Saliu, Luli dhe Meta, per te qendruar ne politike dhe per te mos shkuar ne burg. Po aty do perfundoni te gjithe, ose te djegur si minjte brenda SHQUPIT. Mos luani me popullin shqiptar se do digjeni.

Askushi10/06/2019 11:51

Nuk e njihni ramen? Rama di ti beje te gjitha me kushtetut dhe pa kushtetut. Rama edhte kushtetuta, ligji, drejtesija, gjykata, prokurorija.. gjitheshka, dhe si i tille ai do tja arrij qellimit, fatkeqsisht. Rama opoziten e krijoi vet dhe votat e tyre i ka te sigurta. Gjykaten kushtetuese do ta krijoj vet me shpejtesi rrufe. Rama fo te krijoj nje gjykate kushtetuese te perkoheshme deri ne krijimin e asaj te perhereshmes, ashtu si prokuroren e perkoheshme. Kush e ndalon ti beje keto? Askush. Java tjeter do te na gjej me nje president te ri, fatkeqsisht.

Shto koment

Denonco