FOTO/ Protesta më e madhe në 29 vite! 'Rama ik' pushton Tiranën

FOTO/ Protesta më e madhe në 29 vite! 'Rama ik' pushton Tiranën

20:59, 25/05/2019
A+ Aa A-

Protesta e sotme e opozitës është padyshim ndër më të masivet të organizuara në Shqipëri dhe ndoshta më e madhja në 29 vite pluralizëm. Si në asnjë protestë tjetër të mëparshme, protesta e sotme ka patur një pjesëmarrje masive.

Nën thirrjet "Rama ik" dhe "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", rreth 100 mijë qytetarë "pushtuan" bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Një e veçantë tjetër ishte edhe organizimi i protestës madhështore.

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha në thirrjet “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa” në një atmosferë të jashtëzakonshme, në përfundim të fjalës së tij i ftoi të gjithë protestuesit që me dritën e shpresës ndezur ti drejtohen Kuvendit të Shqipërisë në një marshim.

Edhe njëherë në fjalimin e tij Basha u duk i qartë dhe i prerë duke mos i lënë asnjë ekuivok për dialog Ramës, ku e vetmja negociatë është largimi i tij si kryeministër.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco