‘Rama futi ne xhep 200 mln euro me dy konçesione’, akuza e forte ndaj Kryeministrit

‘Rama futi ne xhep 200 mln euro me dy konçesione’, akuza e forte ndaj Kryeministrit

11:18, 25/05/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti Partisë Demokratike, Agron Shehaj shprehet se në kohën kur vëmendja është përqendruar tek kriza politike, Edi Rama po vepron nga krahu tjetër duke grabitur shqiptarët.

Me një shënim në “Facebook”, ish-deputeti shprehet se kryeministri  ka dhënë së fundmi dy koncesione për rrugët Oikum-Dukat dhe Milot-Balldre,  segmente këto që sipas  Shehajt do t’u kushtojnë shqiptarëve miliona, ndërsa Rama sipas tij do të fusë në xhep 200 mln euro.

Ai i ftoi qytetarët shqiptarë që të bashkohen sot në protestën mbarëkombëtare, e cila do të nisë paditen e sotme tek kryeministria në orën 19:00.

“Ndërkohë që vëmendja e opinionit publik është te kriza politike, Edi Rama nuk ndalon së vjedhuri shqiptarët. Dy koncesionet e fundit që sapo ka miratuar në rrugë janë zhvatje gjigante prej pothuajse 200 mln eurosh. Rruga Orikum-Dukat, 16 kilometra, do të rindërtohet, po me një korsi të vetme, dhe do të kushtojë afërsisht 70 milionë euro. Kostoja e vërtetë nuk shkon mbi 1 mln euro për kilometër, afersisht mbi 50 mln do të vidhen. Rruga Milot-Balldre, 17 kilometra, do të ketë një kosto skandaloze prej 256 milion eurosh.

Sikurse e ka shpjeguar mjaft qartë gazetari Klodian Tomorri, 146 milionë euro nga to do të vidhen, dhe nuk ka pikë dyshimi se në xhepat e kujt do të shkojë shumica e tyre. Qeveria e Edi Ramës është masakër mbi arkën dhe pasuritë publike. Çdo ditë që Edi Rama qendron në pushtet, Shqipërisë i grabiten miliona euro. I ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestëtn tonë sot për të ndalur plaçkitjen kombëtare të Edi Ramës!”,-shkruan  Shehaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E25/05/2019 16:08

Ky e vjedhe shtetin shqiptare dhe shqiptaret ne te gjitha menyrat qe kur ka hyre ne politike dhe veqanerishte ne keto 6 vite kur eshte ne pushtet.9 miliarde euro te zhdukura dhe borxhe tek FMN dhe BB dhe asnje investim dhe 0 km ne infrastrukture.Te gjitha taksat dhe pasurite e shqiptareve ,si ne nafte ,krom ,turizem ,det dhe male ,te gjitha te shperdoruara , dhe askujt si japin llogari per te gjitha shperdorimet ,prandaj ky eshte NJESOJ si Enver Hoxha qe shkatroi shtetin shqiptare per pushtet ,por me I djallzuar se e shet komunizmin per demokraci dhe qe bashkepunon me djallin kunder popullit te tij, si XhorXh SORROSI dhe Toni Blere ku p.o. vjedhin gjithe kombin shqiptare dhe pasurite .Ky ben rolin e djallit dhe fuqia e tij eshte sa nje marimange ,prandaj me ndihmen e ZOTIT dhe pa medyshje ti japim goditjen perfundimtare se kurtha e djallit eshte shume e dobet.Amin

t25/05/2019 11:44

Me çfare do ndalet ky superhajdut,me marshime neper tirane

Shto koment

Denonco