Deklaratat e forta të Metës, reagon Rama: Presidenti të mbrojë 30 qershorin

Deklaratat e forta të Metës, reagon Rama: Presidenti të mbrojë 30 qershorin

14:12, 22/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar t’i përgjigjet kritikave të forta të Presidentit Ilir Meta për Reformën në Drejtësi, që po trumbetohet si sukses në një kohë kur siç Meta theksoi, ende pas tre vjetësh që ka nisur, vendit i mungon Gjykata Kushtetuese!

Rama, në Twitter ka replikuar me dy mesazhe njerin pas tjetrit për temën që i intereson më tepër në këto momente: “A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve, që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? – ngre pyetjen Kryeministri. - Falë Vetingut, Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Padiskutim, Presidenti ka të drejtë kur thotë “djegia e mandateve është e papranueshme”, po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, përfundon Rama.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Kola22/05/2019 16:35

    Po mire mo te nderuar qeveritare apo ligjvendes te republikes se Shqiperise qe mos qofshi: si jua merr mendja,nese une e tregoi voten se per ke votova a quhet e pavlefshme: po quhet e pavlefshme!ja shkova te votoi une dhe kam nje kandidat per te votuar se nuk kam alternativ tjeter kjo eshte vote e treguar dhe automatikisht me del vote e pa vlefshme....dhe po te ket gjykata kushtetuese votat e treguara dalin te pavlefshme.Votoni por nese do te respektohet ndonjehere kjo kushtetuta jone te gjith te zgjedhurit si kryetare bashkie do te rikthejne te gjith parate e marra dhe do akuzohen per mashtrim ne dem te qytetareve.VEPRONI SI TE DONi

    Ardi22/05/2019 15:04

    Rama o bir buqe....po i shkatarron dhe socialistet te cilet kur te ikin nga pushteti do mbahen mend vetem si rilindasit e ishkomunizmit dhe terrorit te kuq

    Shto koment

    Denonco