‘Pa 140 deputet Kuvendi është jolegjitim”, Kume: KQZ regjistroi BD për interesa të partive politike

‘Pa 140 deputet Kuvendi është jolegjitim”, Kume: KQZ regjistroi BD për interesa të partive politike

22:41, 16/05/2019
A+ Aa A-

Ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume eshte shprehur se data e zgjedhjeve ndryshon nëse vendosin partitë. 

I ftuar në Fax News Kume theksoi se "Nëse do e lexojmë ligjin në çdo pikë të tij afati nuk ekziston, ka afatë të pakonsumuar nga sugjerimet që mund të bëjnë partitë e opozitës. Po për mua nuk është ky problem sepse edhe vetë praktikat kanë treguar që afatet proceduriale nuk janë problem. Nqs biem dakord që opozita parlamentare të marrë pjesë në zgjedhje nuk ka pse të shikojmë pamundësira të realizimit të një vendimmarrje të tillë sepse janë dispozitat përkatëse të kodit zgjeodh për të shtyrë zgjedhjet.
Presidentit nuk mund të marrë iniciativën për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, por si rregull presidenti konsultohet me partitë politike.për të ridekretuar datën e zgjedhjeve nuk ka të shprehur Kushtetuta se si mund të procedoi Presidenti.Data e zgjedhjeve ndryshon vetëm nëse vendosin partitë."

Ai ka vijuar më tej duke u shprehur se nëse krijohet Gjykata Kushtetuese mandatet e deputetëve të rinjë shpallen të pavlefshme.

“Në vlerësimin tim po sepse Kuvendi I Shqipërisë nuik e ka zbatuar kërkesën e procedurës përkatëse.Gjykata Kushtetuese e kthen kuvendin e shqipërisë aty ku ka qënë.
Gjithashtu unë mendoj se quhet ilegjitim Kuvendi pa 140 deputet. “

Ndërkohë që sa i përketë anës proceduriale, i pyetur se si do të vijohet me mandatet locale nëse shtyhen zgjedhjet Kume është shprehur:

Ky është një problem që do të jetë pjesë e marrëveshjes. Porn ë kodin zgjedhor është përcaktuar shumë mirë kjo gjë. Porn ë gjykimin tim ajo që do të bjerë dakord në marrëveshje të shkruhet në kodin zgjedhor si një dispozitë kalimatare. Ne jemi shumë larg shtetit të së drejtës.

Kume ka folur dhe për regjistrimin e partisë Bindja Demokratike, duke ndarë në studio këndvështrimet e tij.

“Nuk ka punë KQZ me firmat mbështetëse, për këto interesohet gjykata. KQZ në kërkesat që I bënë subjektit një ndër to është që të paraqesi vendimin e trupës gjykuese, dhe në rastin konkret Bindja Demokratike nuk e ka bërë këtë gjë, sepse vendimi I gjykatës futet në fuqi 15 ditë pas regjistrimit të partisë politike si subject. KQZ ka marrë vendimin duke mos e patur të plotë dokumentacionin. Por perceprimi që me krijon mua e gjithë kjo është në fund të fundit një ndjesi jo pozitive. Në vlerësimin time sjella e këtyre dy insitucioneve është parathënie e asaj qëadministrimi i procesit kështu sic ka nisur nuk thotë që do të kemi një process në zbatim të ligjit, më shumë se sa vendimi I marrë është në konvergjencë me interest e partive politike.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco