Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Perimet me hormone, Rama tallet me konsumatorët: Europa nuk ka kthyer asnjë kamion

Perimet me hormone, Rama tallet me konsumatorët: Europa nuk ka kthyer asnjë kamion

12:53, 06/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mohon që produktet shqiptare të jenë me hormone.

Gjatë një tyreze për sigurinë ushqimore, kreu i qeverisë tha se vitin e kaluar nga Shqipëria u eksportuan 300 mijë ton produkte bujqësore në BE dhe nuk është kthyer asnjë kamion.

Ja çfarë tha Edi Rama: Sipërmarrësit që i janë kushtuar eksportit, të cilët vitin e kaluar kanë eksportuar rreth 300 mijë ton produkte shqiptare dhe nuk kanë marrë prapsht asnjë kamion nga vendet e BE. Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte këtë trend shumë pozitiv të eksporteve dhe do të ishte e pamundur të kalohej filtri rigoroz i BE. Një gamë e gjerë produktesh bujqësor, që rritet dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të dëshiruar. 

Por gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk sqaroi që ato prdukete për të cilat flet media dhe opinioni publik shkojnë apo nuk shkojnë në BE që të marrin çertifikimin e pastaj të kthehen në Shqipër që të tregtohen për konsumatorin shiptar.

Kjo është të tallesh rëndë me ata njerëz që blejnë e konsumojnë produkte që nuk kontrollohen. Pasi, për të shpjeguar kreun e qeverisë, ato produkte që shiten nëpër tregjet shqiptare nuk shkojnë një herë në BE e pastaj të vijnë këtu të kontrolluara, por dalin direkt nga fermat dhe serat e fermerëve të pandergjegjshëm dhe shkojnë në tavolinat e shqiptarëve.

Pra nuk ka kontroll as të helmeve që hyjnë në Shqipëri, as të prodhimit të tyre por as të produketve që shiten. Këtë të shpjegojë Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz06/05/2019 15:05

Ky zorraxhi e ka te nevojshem nji trongell qe shkon mrena notes 50cm, tja rrasesh n'brim te sumes.

Alfons Malo06/05/2019 14:03

Po rama nuk blen ne pazar se ka bahce dhe yzmeqar ne surrel dhe nuk di cfare ha populli i shkrete ,

Miri06/05/2019 13:43

Shpejt hap portalin e Domates,portalin e SPECIT dhe portalin e TRANGULLIT.Dhe pastaj dil fushave dhe maleve dhe jep cmimet e trangullit me te MADH bio,DOMATES me pjeshke bio dhe SPECIT me te shijshem bio.Lum si ne qe do qeverisemi me portale.

Shto koment

Denonco