VIDEO/ Hapja e negociatave, Berisha: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht

VIDEO/ Hapja e negociatave, Berisha: Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht

16:20, 02/05/2019
A+ Aa A-

“Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë prej kushteve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian. më datën 27 Qershor të vitit 2018.”

Kështu përgjigjet ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me deklaratat e kryeministritEdi Rama se ai ka dizinformuar për zhvillimet në Samitin e Berlinit. 

Në një intervistë për Tv Klan, Berisha shprehet se negociatat janë gjithnjë e më larg.

Numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria, rithekson Berisha, do të penalizojë edhe shqiptarët e Kosovës në procesin e liberalizmit të vizave. Dhe ky, sipas tij, është qëndrim i Francës.

“Është radio shtetërore gjermane, Deutsche Welle, e cila në kohën kur Rama ishte në Berlin, njoftoi shqiptarët se një nga shkaqet më kryesore të mos’heqjes së vizave për Kosovën, për Presidentin Macron është përvoja e keqe e Francës pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë”, shprehet ish kryeministri.

Ja intervista:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco