Kim Mehmeti: Kot lodhet Europa me Ramën e Thaçin, do të `zhgënjehen` si me Milosheviçin

Kim Mehmeti: Kot lodhet Europa me Ramën e Thaçin, do të `zhgënjehen` si me Milosheviçin

09:45, 01/05/2019
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti, gjatë një interviste mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ka komentuar mes të tjerave, edhe rezultatet e Samitit të Berlinit në kuadër të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas shkrimtarit, po vihet re një përpjekje e madhe e Europës për të demokratizuar plotësisht dy shtetet shqiptare, por sipas tij kjo është e kotë përderisa këto vende udhëhiqen nga politikanë të pamoralshëm, si Rama dhe Thaçi që kanë sjellë në pushtet krimin, korrupsionin dhe hajdutërinë.

Në analizën e tij të shkurtër, Kim Mehmeti, thekson se nuk mund të ketë demokratizim të një vendi më politikanë dhe udhëheqës që kanë krijuar klika dhe jo parti. Kjo sipas tij ngjason njësoj me atë që tentoi Europa të bënte para luftërave  në ish-Jugosllavi, kur donte të ndërtonte paqen me Milosheviçin që doli kasapi i Ballkanit.

Gjithashtu Mehmeti i konsideroi përfaqësuesit shqiptarë në Samitin e Berlinit si të dështuar dhe mori si shembull, radhët e pafund në pikën kufitare të Morinës, gjë që nuk po zgjidhet asnjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco