Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Korrupsion ekstra i Ramës për pronat: Shpik ligjin e 'Tjetërsimit', që t’ia dhurojë oligarkëve

Korrupsion ekstra i Ramës për pronat: Shpik ligjin e 'Tjetërsimit', që t’ia dhurojë oligarkëve

11:51, 29/04/2019
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

Pasi parlamenti Europian e vendos me shpatulla pas murit per çështjen e pronave, qeveria dhe kryeministri Rama vazhdojne të dërgojnë në Kuvend ndryshime ligjore anti-kushtetuese.

I radhës është ndryshimi që shton në ligjin nr 4/2015 një formë antikushtetuese të kalimit të pronësisë, tjetërsimi.

Ky term nuk ndodhet në kushtetutën e vendit ku përcaktohet shumë mirë se si fitohet një pronë private; pra përmes dhurimit, trashëgimisë apo dhe blerjes. Kjo shpikje ekstra kushtetuese ka vetëm një synim, ligjërimin e dhurimit të pronës nga e përbashkëta tek oligarku.

Një shpikje në kundërshti edhe me rregullat e BE dhe marrëveshjes së MSA. Që nuk do na çojë më pranë Europës .

Ky është ndryshimi i pestë në rradhë me një paketë ligjore antikushtetuese që nuk duket se është shkruar më zyrat e shtetit por të biznesit që do përfitojë. Së bashku me Korporatën e Investimeve ky është një ligj kuadër që bën të mundur të anashkalojnë Parlamentin e Këshillat Bashkiakë sa herë kanë nevojë të zaptojnë një pronë.

Ky ndryshim e ngre në një nivel tjetër korrupsionin e ngritur në sistem. Arroganca ka arritur në atë nivel që nuk kanë më frikë nga asgjë, korrupsioni me ligje bëhet diten për diell e votohet nga parlamenti ilegjitim. Ky ligj do të anullohet bashkë me gjithë paketen aktikushtetuese kundër pronës! 

Këtu linku i projektligjit:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Greg andoni29/04/2019 13:24

Dhe ketu ka hyre ne loje blushi me partine librat. Ta dinim ne qe paskish qene plan per pastrimin e parave ne menyre indirekte politikisht. Komunistat nuk ndryshojne ndonjehere. Eshte semundje e rende te jesh komunist, vishesh edhe si socialist.

Shto koment

Denonco