Kreu i KQZ, Zguri: ‘Bindja...’ nuk ka lindur ende ligjërisht, si mund të marrë pjesë në zgjedhje?!

Kreu i KQZ, Zguri: ‘Bindja...’ nuk ka lindur ende ligjërisht, si mund të marrë pjesë në zgjedhje?!

11:30, 27/04/2019
A+ Aa A-

Është zbardhur argumentimi i kryetarit të KQZ, Klement Zguri, për votën e tij kundër regjistrimit të partisë ‘Bindja Demokratike’, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatë mbledhjes së sotme, sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së Ylli Merkaj u pyet nga kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, nëse vendimi i gjykatës kishte hyrë apo jo në fuqi, por ky i fundit u shpreh se: ‘Është vendimi që thotë, që nuk ka marrë formë të prerë’.

Pas kësaj në argumentin e tij ligjor, Klement Zguri, tha se pavarësisht dëshirës që të garonin sa më shumë parti politike në këto zgjedhje, kjo nuk mund të bëhet duke shkelur hapur ligjin.

Sipas kreut të KQZ për sa kohë që nuk ka hyrë në fuqi vendimi i gjykatës për regjistrimin e ‘Bindjes Demokratike’, atëherë kjo partia nuk ka lindur dhe nuk mund të kryej veprime politike.

‘Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit.

Por kjo mbetet dëshirë. Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë, dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur dhe të kryer vendime politike.

Në zgjedhjet e 2015, kemi votuar 7 me 0 që një subjekt të mos regjistrohet dhe që ishte në të njëjtat kushte që mos regjistrohej. Zgjedhjet janë të qytetarëve, duhet të kenë alternativa të bollshme dhe zgjedhjet të jenë të ndershme dh demokratike, por mbi të gjitha duhet të jenë ligjore.

Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë, plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet’, argumentoi Klement Zguri, votën e tij kundër këtij vendimi antiligjor.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t27/04/2019 13:56

dhe bertet me te madhe kryepsikopati se e ka futur ne loje berisha partine e karagjozpatozit,loja e rames po behet shume e rende,nuk rrezohet me bllokime rrugesh ai,nqs luli pret te nderhyjne ndrkombetaret(me siguri ate pret)kesaj i thone shty ta shtyjme,me 30 qershor nqs do kete gjoja zgjedhje,kush do rilindjen le te shkoje te votoje,kush nuk e do te rrije ne shtepi e te shikojne punet e tyre.

Alfons Malo27/04/2019 13:38

I nderuar Zguri Ju jo vetem qe te jepni voten kunder per t'u rregjistruar kjo "partiçke",por te beni te mundur qe te bidni edhe anetaret e KQZ qe te mos votojne nqs do te xbatojne ligjin dhe vetem ligjin te barabart per te gjithe Nqs ju nuk e argumentoni dhe kjo eshte sa per fasad duke thene qe une nuk votova por nuk kam çfare te bej atehere ben mire qe te japesh doreheqje nga kryetar i KQZ se fhe le te bejne si te duan te votojne si te duan dhe do te jesh edhe ti i paster ne ndergjegje e mos t'i ndyresh ato thinja MOS U BEJ FASAD SI PATOZI POR ZBATO LIGJIN DHE VETEM LIGJIN ME ARGUMENTA E JO ME DEKLARATA

Arta27/04/2019 11:57

Tani u vertetua qe partia e Patosit qenka ideuar nga Sali Berisha.Rama ka te drejte me mendimin e tij.

Shto koment

Denonco