Tufa, padi për shpifje dhe fyerje, Brahos, Brokajt ... segmente të trashëgimisë enveriste

Tufa, padi për shpifje dhe fyerje, Brahos, Brokajt ... segmente të trashëgimisë enveriste

11:26, 24/04/2019
A+ Aa A-

Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka paditur në Gjykatën e Tiranës disa persona, të cilët ai i akuzon se e kanë sulmuar, fyer dhe kanë shpifur ndaj tij.

Bëhet fjalë për Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën, Fatos Tarifën, dhe gazetën Dita. Ai u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve

Agron Tufa: Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës rracore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave.

Keni besim tek drejtësia?

Siç tha i nderuari deputet Taulant Balla, drejtohu organeve të drejtësisë së re dhe unë e kam marrë të mirëqenie dhe s'kam pse të mos e besoj.

Dosja e Gramoz Ruçit

Unë ende nuk di ndonjë fakt, nëse do të kishim një dijeni do ta trajtonim në respekt të ligjeve.  Unë flas këto që janë aktualisht  të dukshme dhe që nuk kam nguruar ti bëj publike. Kjo është një çështje që i përket një institucioni më të specifikuar që merret me gjërat personale. Për këtë çështje mund të merret Autoriteti i Hapjes së Dosjeve.

A keni pasur presion?

Vazhdimisht kam pasur presion. Presion në punë, presion halabakësh, presion nga makina në makinë, presion me mesazh, pra të gjitha format e presionit që mua vetëm sa më zbavitin.

Është sulm i orkestruar?

23 ditë resht si një front i kuq është drejtuar kundër një personaliteti të ndershëm që nuk jam përfolur kurrë në këto nivele. Por e kaluara jonë është përfshirë në çdo qelizë.

Emra konkretë

Spartak Braho, mund të lexoni gazetat, nuk është detyra ime. Unë jam një njëri, ata janë një trase e kuqe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 24/04/2019 18:22

Mendoj se eshte shume bukur dhe duhet te ndihesh shume mire qe gjarperinjet reagojn. Pra puna juaj i nderuar dhe i respektuar, ka kryer misionin e saj, Gjarperinjet po vijne rrotull, kerkojne te kafshojne sigurisht, por nuk kane dhembet qe kishin, jane vetem plera, qener (te me falin qent se po i fyej) qe lehin dhe asgje me shume. Ti i nderuar Agron je nje fisnik qe po i sherben vendit me vertetesit e zhytura ne llumin e krijuar nga komunizmi.

Gazi i Lleshit24/04/2019 15:06

Nuk jane aqe trima sa hiqen ,te pa bese po ,ajo pjese e kuqe qe e permend zotrote ka filluar kalbjen ,e ke vene re eshte bere mavi nga procesi i dekompozimit .As mos e ca koken fare se morrat e mbetur te hane ate qe sthuet.

I deleguari24/04/2019 14:38

Nderim dhe respekt zoti Agron Tufa! Puna dhe nderi yt nuk do të ishin superior, nqse kelyshet e bishes komuniste nuk do ishin acaruar kaq dhe nuk do mbanin dy gazeta vetem me emrin tend per 2 jave rrjesht! Edhe nje here respekt e pune të mbare!

Gramoz24/04/2019 13:41

I nderuar z.Tufa, as mos e çaj trapin fare, per gelbazat enveriste. Ne rastin tend, merr kuptim shprehja e famshme, qente e kuq le te lehin, karvani shkon perpara.

ArT24/04/2019 13:25

Ke te drejte, i nderuar Agron Tufa. Por kujdes, ruaj vehten dhe familjen. Jane MAFIA politike ata. Me kercenimin e pare qe mund te kesh, ik nga ai vend. Nuk eshte per njerez fisnike! Ai popull turret pas haxhiqamileve!

Shto koment

Denonco