Belinda Balluku zhvendos tek privati zyrat e shtetit, 20 mijë euro qira mujore

Belinda Balluku zhvendos tek privati zyrat e shtetit, 20 mijë euro qira mujore

16:45, 20/04/2019
A+ Aa A-

Zyrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor, që deri sot ka qenë te zona e ish NSHRAK-ut në Tiranë, tanimë do të zhvendosen tek Tirana Bussines Park, në dalje të kryeqytetit.

Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por fakti që vendndodhja e re e zyrave të Transportit Rrugor është në pronësi të Krislen Kerit, ish drejtori i Aviacionit Civil, e bën këtë zhvendosje një aferë të pastër korruptive.

Sipas asaj që mëson SYRI.net, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, paraardhësja e Kerrit në Aviacionin Civil, dhe institucioni që ajo drejton do të paguajnë një qera mujore prej 20 mijë eurosh.

Përveç faktit, që një institucion shteteror, që mbahet me taksat e shqiptarëve, do të zhvendosen në një ambjent privat, siç mësohet, gjithçka është bërë me detyrim dhe jo si nevojë e institucionit për ambjente të reja.

Kujtojmë se, shkarkimi i kriseln Kerit nga kreu i Aviacionit Civil erdhi pas grabitjes prej 10 milionë eurosh në aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur më datë 9 prill 2019.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco