Zhvendosja e Drejtorisë arsimore çmenduri, Ademi letër prefektit

Zhvendosja e Drejtorisë arsimore çmenduri, Ademi letër prefektit

10:34, 19/04/2019
A+ Aa A-

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një letër prefektit Valdrin Pjetri për transferimin e Drejtorisë Arsimore nga Shkodra në Lezhë.

Lajmi ka shkaktuar debate debate të forta edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak.

Këshilltarët e Shkodrës e bashkisë së Shkodrës e quajnë çmenduri që të kalojë DAR në Lezhë, kur Shkodra ka një histori qindra vjeçare për arsimin dhe nuk mund të zhvendoset në një qytet si Lezha.

Për zhvendosjen nuk ka dakortësi as nga këshilltarët e Partisë Socialiste.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Ademi, ku është shprehur: "Çmenduri e radhës, diskriminuese dhe e papranueshme për Shkodrën. Do të bëjmë çdo gjë ta ndalojmë".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco