Buzhala: 'Një vend ku vidhen 15 mln euro në Aeroport, nuk ka vend në BE'

Buzhala: 'Një vend ku vidhen 15 mln euro në Aeroport, nuk ka vend në BE'

22:15, 18/04/2019
A+ Aa A-

Për gazetarin dhe botuesin e gazetës “Expres’, Berat Buzhala, tregun e narkomafias e mban me nder Shqipëria, por jo Kosova.

Buzhala tha më tej se vendimi për rikthimin e vizave është një vendim i rëndë që nuk ka thjesht lidhje me partitë radikale por është vendim i të gjitha partive politike.

Buzhala ndërkaq tha se Shqipëria ka një degradim jo vetëm me rendin e ligjit por edhe në lirinë e shprehjes.

"Kanë mbetur vetëm disa gazetarë dhe analistë në Shqipëri që nuk e shohin krimin në Shqipëri.  Holanda është ndër 5 vendet themeluese të BE, që do të thotë se nuk është shtet pa peshë në BE. Nëse ky shtet vendos që t'i hiqen Shqipërisë vizat, atëherë kush mundet prej Shqipërisë të lypë në BE dhe në Holandë votën pro anëtarësimit. Nuk është vetëm kriminaliteti dhe droga, por Shqipëria është në vendin e fundit ne rajon dhe për lirinë e medias. Pra ka shumë faktor pse sot Holanda propozon rikthimin e vizave për shqiptarët. Më këto raporte për median e ka goditur edhe Rama, Berishën", - u shpreh Buzhala.

Më tej Buzhala tha se nëse vazhdon ky trend do të ketë edhe shtete të tjera që do votojnë heqjen e vizave për Shqipërinë.

“Nëse vazhdon ky trend do ketë edhe shtete të tjera që do votojnë heqjen e vizave për Shqipërinë. Në një vend ku në aeroportin e tij plaçkiten 15 milion euro, nuk ka vend në BE që ta pranojë.

Shqipëria është vendi i fundit në Europë për lirinë e medias, më keq se Rusia dhe Turqia. Konteksti për Shqipërinë është shumë i zymtë. Unë besoj që hapat e ardhshëm të Shqipërisë do të marrin një goditje të pariparueshme. Tani nuk ka më kërkesa, por ka pyetje për Shqipërinë. Çfarë do të bëjë për të përmirësuar këtë situatë të rëndë?, tha Buzhala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tafa19/04/2019 08:18

E Mor morr i ste vjen turp te jepsh mendime hipotetike e emocionale ,beru Racionalist, se ne vendet ma moderne te Bashkimit evropian kryhen hajnit edhe me te mdha se ato ne shqipri,Kriminelat dhe Hajdutet me te mdhenj jan ne Evrop,kurse ne shqipri jan te varfur,sikur edhe ti nuk do te kishe dhe do te shije qdo dit te tjert qe kan jo se sdo te behesh hajn po do te beheshe Pirat, mos e perdor njeansin .o MOrrrrrr

Alf19/04/2019 07:21

O te ....robt,antishqiptar i ndyre,merru me kosoven tende bythelepirese ti legen,po pse mer norvegjia qe u vrane nje ishull me studente e ka vendib ne be,po franca qe ju dogj notre dam dhe ju vrane gjith gazetaret ne nje atentat,po italia me mafian e saj .ik e merru me punet e kosoves loke dhe mos merr me neper goje shqiperine e vuajtur,mor goje lig qe ke we kur ke lindur ske thene nje fjale te mire per shqiperine.

Shto koment

Denonco