Basha: Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, nisën grabitjet e rrëmbimet

Basha: Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, nisën grabitjet e rrëmbimet

15:18, 11/04/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar akuza të shumta ndaj qeverisë pas grabitjes në Rinas.

Duke folur nga selia blu, Basha tha se grabitja tregoi dështimin e policisë dhe rënien e shtetit para krimit, duke e akuzuar Edi Ramën se mendon si të vjedhë Shqipërinë me oligarkët.

Basha e cilësoi grabitjen pjesë të së tërës që po ndodh në vend.

‘48 orë pas tronditjes së Shqipërisë dhe të mbarë botës nga grabitja e armatosur në Rinas, pyetjet janë shtuar dhe përgjigjet mungojnë. Rama po mundohet që dështimin e policisë dhe qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ia faturojë një kompanie private.

Si për çdo gjë tjetër fajin e ka të tjerët. Ai as që e vret mendjen. Mendja e tij është si të vjedhë dhe grabisë Shqipërinë me oligarkët. Ngjarja e Rinasit jo e shkëputur dhe as e vetmja.

Pjesë e zhvillimeve në gjithë Shqipërinë, pjesë e rrëmbimeve në Vlorë, grabitjet me armë të bizneseve, postave, vrasjet dhe rrëmbimet e bankierëve kanë filluar me instalimin e Edi Ramës në pushtet’, theksoi në fjalën e tij, Lulzim Basha.

Kryedemokrati Basha tha se ngjarja e rëndë e Rinasit mund dhe duhet të ishte parandaluar, ndërsa pohoi se vrasja dhe rrëmbimi i biznesmenëve dhe bankierëve ka nisur me ardhjen e Ramës në pushtet.

‘Vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve dhe bankierëve kanë filluar me ardhjen e Ramës në pushtet. Në Shqipëri ligjin e bën krimi. Përgjegjës për sigurinë në Rinas  dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar dhe jo kompania.

Në bordin e Autoriteti Civil është vetë ministri i Brendshëm, por ministri nuk ka qëllim që të mbrojë vendin dhe qytetarët nga kriminelët. Vetë Edi Rama ka pranuar publikisht se bandat luftojnë brenda qyteteve. Zonja dhe zotërinj në 48 orë pas ngjarjes kanë dalë fakte tronditëse në skenë.

Ngjarja duhet të ishte parandaluar. Sandër Lleshaj në deklaratë i bëri bisht një fakti të rëndësishëm, nuk iu dha përgjigje. Admir Murataj asnjëherë nuk u kap dhe pse  ishte në kërkim dhe kreu katër grabitje brenda tre vitesh’, shtoi Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz11/04/2019 17:16

Qelbesirat e Ridhjerjes erdhen me ndihmen e krimit ne pushtet, dhe kriminelet nuk e luftojne njeri tjetrin por perkundrazi bejne marrveshje per territore. I ndjeri Pjeter Arbnori thoshte keta nuk jan socialista, keta jan specialista, e harruat premtimin Ridhjersit Shalsi kur tha se ne nuk do vjedhim si keta? Shalsi dhe Ridhjerja ne fakt nuk po e mbajne premtimin, ata po vjedhin haptas fare edhe ne mes te dites, por edhe ne vendet qe presupozohen me te sigurtat ne vend. Per keta ndyresira armiqte e vertete jane ata fakiret e bregut te lumit, ata te unazes se re dhe te gjith ata qe protestojne dhe jau heqin kallajin çdo dit kesaj klike dhe ketij sekti te urryer.

Shto koment

Denonco