Nga shteti tek qeveria dhe punonjësit e bankave/ Ja kush është perfshirë në grabitjen e Rinasit

Nga shteti tek qeveria dhe punonjësit e bankave/ Ja kush është perfshirë në grabitjen e Rinasit

15:58, 10/04/2019
A+ Aa A-

Ish – Kryeministri Berisha deklaroi sot se grabitja e Rinasit është një vjedhje e përsëritur e mirëfilltë shtetërore dhe elektorale, në të cilën bashkëpunojnë mafiozë të qeverisë, segmente të shtetit të ngarkuar me sigurinë si dhe punonjës të bankave.

Berisha iu referua edhe artikujve të mediave mbarë botërore të cilat hapën edicionet e tyre me lajmin e vjedhjes nga barku i avionit të dhjetra arkave të mbushura me euro, ndërkohë që e cilësoi Shqipërinë aktuale si vendin më të pasigurtë në botë dhe fazon e dheut.

Ja reagimi i plotë i z. Berisha

Shqiperia vendi me i pasigurte i botes, gaz i dheut!

“10 milione euro vidhen ne barkun e avionit”, shkruajne mediat e mbare botes!

Miq, sot mediat me te medha te botes te SHBA, Gjermanise, Britanise Madhe, Frances, Italise, Spanjes, Austrise, vendeve Skandinave etj etj, hapen me lajmin klamoroz me vjedhjen nga barku i avionit te dhjetra arkave me mbi 10 milione euro ne pisten e avionve ne aeroportin e Rinasit. Ato japin pamje, fotografi te grabitesve te armatosur ne rampen e avionit tek grabisin me lehtesi te pa shqetesuar nje nga nje, arkat e eurove nga barku i avionit, dhe fotot e kesaj vjedhje te madhe i quajne si foto te zakonshme nga Shqiperia.

Ato rikujtojne boten se kjo eshte vjedhja e radhes ne aeroportin e Rinasit me i pasigurti i ketij planeti. Per shkak te pasigurise se plote ne aeroport grabitesit preferojne si vendin me te sigurte per operacionin e tyre jo autostraden, as dhe rrugen e aeroportit por fiks pisten e avioneve. Po shtoj ketu se grabitja, nxjerrja e arkave te ngarkuara nga barku i avionit u be ne syte e policise, e cila kishte shoqeruar mikrobuzin te transportonte 10 milione euro nga Tirana ne aeroport dhe sipas deshmive ishte vetem 20 metra vendvjedhja se 10 milione eurove nga banda shteterore.

Miq, kjo eshte nje vjedhje perseritur e mirefillte shteterore elektorale, ne te cilen bashkepunojne mafioze te qeverise, segmenteve te shtetit te ngarkuara me sigurine, punonjes te bankave. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

askushi 10/04/2019 17:17

Pa bashkpunimin e policis nuk do te ndodhte. Kur themi te policis, jo te policeve te thjesht, por te kokes se policis ....me koken e shtetit

Gramoz10/04/2019 17:13

Doktor e ka paralajmeru mjeshtri Ridhjerjes siçiliste Eduart Shalsi, kete lloj vjedhjeje dhe shum te tjera si keto, shqiptaret e mbajne mend mire premtimin e ketij karagjozit te Ridhjerjes, kur para zgjedhjeve tha se ne qelbesirat kur te vime ne pushtet, nuk do vjedhim ashiqare si keta, por ne fakt nuk po e mbajne premtimin se jan duke vjedh diten per diell dhe ne vendin qe mendohet te jete vendi me i sigurt ne Shqiperi siç eshte aeroporti i vetem qe kemi, imagjino sikur te ndertohen edhe aeroporte te tjere çfar sigurie mund te kene me keta superhajdute te Ridhjerjes.

Shto koment

Denonco