Zv.ndihmës sekretari amerikan në Tiranë për të zgjidhur krizën/ Ja axhenda e takimeve

Zv.ndihmës sekretari amerikan në Tiranë për të zgjidhur krizën/ Ja axhenda e takimeve

17:34, 08/04/2019
A+ Aa A-

Në kulmin e krizës politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin ka mbërritur në Tiranë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ndodhet në Shqipëri ku do të takojë nga afër personazhet kryesore të jetës politike në vend.

Ditën e sotme ai e nisi me një takim në kryeministri, ku është pritur nga shefi i qeverisë Edi Rama, ndërsa nesër zyrtari i lartë amerikan do të takohet edhe me krerët e opozitës.

Në darkë ai do të takohet me kreun e opozitës Lulzim Basha, ndërsa më herët do të ketë një takim me presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas takimeve me krerët e poltikës në vend, zëvendës ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer pritet të ketë një takim me gazetarët

Palmer vjen në Shqipëri në një kohë kur opozita e bashkuar ka djegur mandatet ndërsa ka paralajmëruar protesta të vazhdueshme në vend. E rradhës e parashikuar për në datë 13 Prill, para selisë së kryeministrisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco