Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gazetari ironizon gjyqin e Tahirit: Rrezikon 10-20 vite burg dhe shkon në shtëpi!

Gazetari ironizon gjyqin e Tahirit: Rrezikon 10-20 vite burg dhe shkon në shtëpi!

18:31, 26/03/2019
A+ Aa A-

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, pas një seance gjyqësore maratonë, që zgjati rreth 8 orë, u mor zyrtarisht i pandehur nga Gjykata e Krimeve të Rënda në çështjen “Habilaj”.

Lidhur me seancën gjyqësore në fjalë ka reaguar edhe gazetari i njohur i kronikës, Basir Çollaku.

Përmes një reagimi në Facebook, Çollaku tregon habinë e tij se si një person i akuzuar për një vepër të rëndë penale pas gjyqit shkon i lirë në shtëpi.

“Saimir Tahiri zyrtarisht i pandehur, akuza trafik ndërkombetar droge, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës....
8 orë seancë për vendimin e dërgimit për shqyrtim gjyqësor...Pastaj i pandehuri, i akuzuar për një vepër të rëndë penale, që parashikon nga 10 ne 20 vite burg, shkon në shtëpi. Ditë e re, drejtësi e re...!!!!!!?!?!?! Po Rama”, shkruan Çollaku në reagimin e tij.

Ish ministri Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, pjesëmarrje në grupim të strukturar kriminal dhe korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/03/2019 18:49

Nuk na prish pune Saje jeshili o Basir! Kriminelet e vertete jana ata qe protestojne kunder qeverise se bundrave, ata qe edver llumi shkon tju prishe shtepite, ata qe nuk ngrysin dot muajin dhe nuk kane çtju japin femijeve per te ngrene, ata qe pse kane televizor nuk perfitojne ndihmen ekonomike, ata te pastrehe qe jane ne qiell te hapur, keta jane armiqte e vertete te qeverise se edverit dhe Ridhjerjes edveriste, mbi keta duhet te bjere pa meshire, shpata e drejtesise se "re".

Shto koment

Denonco