Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Trupi diplomatik nën terror/ Shehu: Rama e Cakaj në rolin e Ponc Pilatit

Trupi diplomatik nën terror/ Shehu: Rama e Cakaj në rolin e Ponc Pilatit

16:31, 26/03/2019
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka shkarkuar 20 diplomatë shqiptarë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sot para medias duke renditur si arsye, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral, që sipas tij, nuk duhet të tolerohen.

Lidhur me këto lëvizje ka reaguar edhe ish-deputeti dhe ish-ministri i jashtëm Tritan Shehu.

Sipas tij, me këto veprime, kryeministri Rama dhe ministri i jashtëm Gent Cakaj po luajnë rolin e Ponc Pilatit.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Kryeministri e Ministri i Jashtem sot po luan rolin e Ponc Pilatit.
Ndersa Zv.Ministri i Jashtem Cakaj po vendos nen terror Trupin tone Diplomatik.
E ngjashme ajo qe po ndodh sot ne Ministrine tone te Jashteme me raprezaljet e vitit 1945.
Krejtesisht antikushtetuese, antiligjore dhe e pa precedence qe prej vitit 1991 kjo "vale spastrimesh e transferimesh", sic e quan Cakaj me nje gjuhe marksiste e arrogante dhunimin e atij dikasteri te nderuar, pavaresisht ndonje emri te hedhur per justifikim. 
Antikushtetuese jane te tilla ndeshkime e debime kolektive, pa dashur te mbroj kerkend si individe, antiligjore eshte e gjithe kjo procedure e zyrtarizuar dhe e auto atribuar nga zv. ministri. 
Ndersa Kryeministri e Ministri i Jashtem i dekretuar ferkon duart si...., me ne fund ai ka gjetur nje "instrument" te verber e shkaterrues per te terrorizues e nenshtruar plotesisht diplomacine tone, sic beri reth 2000 vite me pare Ponc Pilati.
Fatkeqesi e madhe kjo ndaj ciles duhet nje reagim i forte, duke filluar nga Presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco