Kontrata e lobimit, Bardhi tregon procesverbalin; 'Prokuroria e përdor sa herë Rama ka hall'

Kontrata e lobimit, Bardhi tregon procesverbalin; 'Prokuroria e përdor sa herë Rama ka hall'

22:18, 25/03/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i është rikthyer në emisionin ‘Open’ në Top-Channel, çështjes së hapur nga Prokuroria për kontratën e lobimit me ‘Binata Trade’

Bardhi tha se Prokuroria ka mbajtur një qëndrim tërësisht politik pasi çështja ka nisur që në nëntor 2017-s dhe janar 2018.

Sipas tij, prokuroria e përdor këtë çështje sa herë është në hall Rama, ndërkohë që ka pasur mundësinë të dalë në konkluzion për këtë çështje

Kjo çështje sipas Bardhit doli kur nisën hetimet ndaj Saimir Tahirit, më pas kur nisën lidhjet e vëllait të Fatmir Xhafajt me trafikun e drogës.

Bardhi ritheksoi se Partia Demokratike nuk ka kontratë me Binata Trade.

Për të vërtetuar këtë fakt, Bardhi tregoi procesverbalin e Prokurorisë ku nuk ishte pyetur fare por i ishte thënë që a ke ndonjë gjë të re.

Bardhi tha po ashtu se letërporositë nuk kanë asgjë për Partinë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco