Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

'Tik-tak, tik-tak'/ Dom Gjergji ngre alarmin: Kanë filluar 'konsultimet' për me hedh beton për 4 HEC-e

'Tik-tak, tik-tak'/ Dom Gjergji ngre alarmin: Kanë filluar 'konsultimet' për me hedh beton për 4 HEC-e

18:27, 25/03/2019
A+ Aa A-

Dom Gjergj Meta, shumë aktiv kur bëhet fjalë për interesin publik, ka ngritur sërish alarmin për ndërtimin e 4 HEC-eve të reja në Mirditë, konkretisht në kanionet e Kaçinarit në lumin Zll Simon.

Duke përdorur frazën “tik-tak, tik-tak”  njofton se kanë nisur “konsultimet” për hedhjen e betonit për ndërtimin e 4 HEC-ve përgjatë lumit nga Arrëzi deri në Simon e Shpërdhazë, duke argumentuar se ka nisur përçarja e banorëve me oferta të ndryshme.

Reagimi i plotë:

Tik-tak, tik-tak: po i vritet ora edhe kanioneve në Kaçinar e lumit Zall Simon. 

Këto ditë kanë filluar “konsultimet” për me hedh beton për katër HEC-e përgjatë ujit nga Arrëzi deri në Simon e Shpërdhazë.

“Konsultimet” me banorët dhe përçarja e tyre me oferta të ndryshme.

Kujtojmë se disa ditë më parë banorët e Kurbneshit, Njesia Selitë në Mirditë dolën në protestë kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin e Urakës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco