Forcat speciale përballë fermerëve, Paloka: Ta ndalim të çmendurin

Forcat speciale përballë fermerëve, Paloka: Ta ndalim të çmendurin

14:29, 20/03/2019
A+ Aa A-

Nënkryetari Demokrat Edi Paloka ka reaguar pas përdorimit të forcës policore ndaj fermerëve protestues në Lushnjë.

“Forcat speciale perballë fermerëve dhe prodhuesve të qumshtit, që po ju heq bukën e gojës për të ndarë paratë me oligarkët që importojnë këto prodhime”, shkruan drejtuesi i lartë i PD.

“Në se këto janë mënyrat që ata shohin si zgjidhje ndërkohe që, jo pakënaqësia, por urrejtja e shqiptarëve, ka arritur në nivele shpërthyese atëherë po e cojnë vendin aty ku askush nuk do të dëshironte”, shkruan Paloka. 

Ja postimi i plotë i tij:

Forcat speciale përballë popullit; kjo i ka mbetur zombit Kryeministër, kufomës që vazhdon të zvarritet i pakallur.
Forcat speciale përballë atyre që kërkon t’ju prishë shtëpitë e ti nxjerrë në rrugë me gjithë fëmijë, vetëm për të futur disa miliona të tjerë në xhepin e tij dhe oligarkëve rreth tij.
Forcat speciale perballë fermerëve dhe prodhuesve të qumshtit, që po ju heq bukën e gojës për të ndarë paratë me oligarkët që importojnë këto prodhime.
Forcat speciale, gaz e helm, përballë qindramijë shqiptarëve që kërkojnë largimin e kesaj qeverie si e vetmja zgjidhje për rikthimin e besimit dhe normalitetit në vend.
Ndërkohë shtojnë bodyguardë, roje civile e policë për tu mbrojtur nga qytetarët e vendit të tyre. Ngjeshen me antiplumb e rrethohen me tela me gjemba...
Në se këto janë mënyrat që ata shohin si zgjidhje ndërkohe që, jo pakënaqësia, por urrejtja e shqiptarëve, ka arritur në nivele shpërthyese atëherë po e cojnë vendin aty ku askush nuk do të dëshironte. 
Sigurisht i pari që do paguaj, është i çmenduri por pasojat do ti vuajmë të gjithë, nga të dy krahët, në se nuk e ndalim të çmendurin sa nuk kemi shkuar në pikën ku pendesa nuk ka më vlerë...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz20/03/2019 17:58

Po erjon braçe sumçpumi, çfar mendimi ka? Forcat speciale tek fermeret e Lushnjes! Kaq shum rrezik paraqesin per pushtetin popullor zgjedhesit e xhepistit te linjes Kombinat-Kinostudio?!

Lali20/03/2019 16:38

Pa dashur të bëj tifozin. Sot kam qenë duke ardhur nga fieri në tiranë dhe kam parë tek rrethrrotullimi qe shkon për lushnje-berat-tirane ishin pa frikë ne gjithe zones pranë rrugës, për aq sa shihet nga makina, mbi 20 furgona policie dhe shumë forca policie me skafandra e te armatosur si për lufte. Përfundimisht të dhjefsha qeverinë dhe shtetin e lleshit qe kemi. Këta duhen varë prej gjuhe qe te ngordhin si qent. Pamje me te neveritshme nuk kishte. Qeveri dhe shtet bordello

Shto koment

Denonco