Fluks i paparë në pikat kufitare, me mijëra protestues nga diaspora nesër në shesh

Fluks i paparë në pikat kufitare, me mijëra protestues nga diaspora nesër në shesh

22:42, 15/03/2019

E sigurtë që ata nuk vijnë për të festuar ditën e shtyrë të verës, por janë kthyer për të protestuar më 16 mars ndaj keqqeverisjes që Rama dhe klika e tij në pushtet i kanë bërë Shqipërisë në këto 6 vite.

Në protestën e madhe të opozitës që do të mbahet ditën e nesërme përballë zyrave të Ramës, do të jenë të pranishëm edhe mijëra protestues nga Diaspora.

Ata kanë mbërritur në grupe të ndryshme prej disa ditësh në Shqipëri, dhe do të jenë krahas protestuesve të tjerë nga Tirana dhe rrethet.

Sipas të dhënave që vijnë nga pikat kufitare, janë të shumtë shtetasit që kanë hyrë në 48 orët e fundit, çka nuk është e zakontë për muajin ku ndodhemi.

Madje thuhet se fluksi i hyrjes këto ditë në Shqipëri është i përafërt me atë të pikut të sezonit të verës.

Një nga këta protestues është edhe Naim Hasani që drejton degën e Partisë Demokratike në Londër.

 “Vij nga Anglia për protestën, nesër Shqipëria do ndahet nga vjedhja, mashtrimi dhe manipulimi. Do ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet fuqishëm në mënyrë paqësore. Ne presim nesër që shqiptarët të flasin qartë me zërin e demokracisë. Duam përfaqësim real në Parlamentku askush nuk duhet kurrë të pretendojë të marrë një post me vota që shiten e blihen. Kështu nuk na hapet kurrë dera e Evropës. Është politika ajo që na ka detyruar edhe neve të largohemi nga vendi ynë. Sa më shumë larg vendit tënd të rrish aq më shumë të shtohet atdhedashuria”, -tha Hasani në një prononcim mediatik.

Shqiptarët do të protestojnë nesër kundër keqqeverisjes së Ramës, ndërkohë që emigrantët kundër mospërfilljes që u bën shteti i tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment