Manjani: Hipokrizia diplomatike në Shqipëri, kamardare të shpuara për Edi Ramën

Manjani: Hipokrizia diplomatike në Shqipëri, kamardare të shpuara për Edi Ramën

09:48, 14/03/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zgjedhur tre momente që sipas tij kanë qenë kulmi i gallatës në situatën politike në vend.

Ai shkëput thirrjen e ambasadës franceze për të mos bërë dhunë, duke pasur parasysh protestat e jelekverdhëve në Francë, deklaratat e OSBE për blerjen e votës dhe këshillat e kryeministrit të Maqedonisë Zaev.

'Lapidari i hipokrizisë diplomatike',- i quan Zaev ose kamardare të shpuara për kryeministrin Rama.

Ja postimi i plotë i Manjanit:

Kulmi i gallatës në këtë krizën tonë ka qenë:

1. Thirrja e Ambasadës Franceze për të mos bërë dhunë.

2. Deklarimet e OSBE në Tiranë në favor të blerjes së votës.

3. Këshilla e Zaevit kundër largimit të opozitës nga Parlamenti.

Të tre këto momente janë lapidari i hipokrizisë diplomatike në Shqipëri.

Kamardare të shpuara që duan të nxjerrin Edi Ramën në një breg diku…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco