Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Raporti i DASH për Shqipërinë/ Vasili: SHBA i ve vulën shitblerjes së votës

Raporti i DASH për Shqipërinë/ Vasili: SHBA i ve vulën shitblerjes së votës

20:16, 13/03/2019
A+ Aa A-

Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku goditet jo pak edhe qeveria shqiptare, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas tij, me këtë raport SHBA i vendosin vulën shitblerjes së votës në Shqipëri.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Amerika i ve vulen shitblerjes se votes.

Departamanti Amerikan i Shtetit foli qarte zgjedhjet e 2017 ishin:
Shitblerje vote dhe presion.

Nga shitblerja e votes u zgjodh Edi Rama, kjo qeveri dhe deputetet qe ndertuan kapjen e shtetit.

Ndaj Edi Rama dhe qeveria jane te jashtligjshme.

Rrezimi i tyre eshte shpetimi i demokracise dhe i qytetareve.

Lexojeni vete ç'fare thote DASH:

Image

Ndër të tjera në raport theksohet se, “Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale.”

Raporti i DASH thotë gjithashtu se, “Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit. Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco