Mesazh Berishës: Data 10 e ne pa rrogë, drejtuesit përtojnë të firmosin, bëj ta shohë 'skënderbuçi' ynë!

Mesazh Berishës: Data 10 e ne pa rrogë, drejtuesit përtojnë të firmosin, bëj ta shohë 'skënderbuçi' ynë!

12:26, 10/03/2019
A+ Aa A-

Mbi 400 punonjës të Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë nuk i kanë marrë ende pagat, edhe pse data sot shënon 10 mars. Arsyeja e kësaj vonese kësaj të gjatë është thjesht arroganca dhe neglizhenca e drejtuesve të majmur të këtij institucioni, që e kanë humbur ndjeshmërinë krahas përgjegjshmërinë ndaj detyrës.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë publik, denoncimin e një punonjësit të këtij institucioni me këtë shënim: “Narkoshteti i falimentuar nuk jep dot rrogat punonjësve! Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital,” nënvizon ai.  

"Përshëndetje z.Berisha!

Nëpërmjet faqes suaj doja të bëja një denoncim mbi neglizhencën e drejtuesve të institucioneve, arrogancën dhe humbjen e logjikës nga ana e tyre për njerëzit në nevojë.

Konkretisht bëhet fjalë për Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë; aty punojnë më shumë se 400 punonjës, shumë nga të cilët mezi presin daten e rrogës.  Sot u mbyll java, data 8, nesër e shtunë, pasnesër e diel dhe rroga s’kalon. Njerëzit kanë qera për me pagu, kanë drita, ujë, kanë ilaçe për të marrë, s’kanë lekë për bukë për fëmijët. Askush s’do t’ia dijë për njerëzit në nevojë.

Kjo gjë ndodh vetëm se drejtuesit neglizhojnë dhe përtojnë me firmos.

Ju lutemi, bëjeni publike, se mund të ketë edhe pashallarë të tjerë nëpër institucione të tjera që s’duan t’ia dinë për rrogën e atyre qe mezi e presin datën me e marr. Ju lutemi, verifikojeni dhe e bëni publike ta shohë ndoshta edhe "skënderbuçi jonë”. Falemnderit!"/ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco