Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Basha: Rama në grahmat e fundit, betejë për shembjen e sistemit

Basha: Rama në grahmat e fundit, betejë për shembjen e sistemit

23:06, 07/03/2019
A+ Aa A-

Gjatë një lidhje telefonike me emisionin 'Të paekspozuarit', lideri i opozitës Lulzim Basha ka komentuar aktualitetin politik në vend duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si autokrat i  korruptuar dhe dictator.

Sipas kryedemokratit, kryeministri paguan propagandën e tij me paratë e shqiptarëve. Por sipas tij, këto janë grahmat e fundit të tij.

''e lekët e shqiptarëve e shqiptarëve paguan cdo sekondë të propagandës së tij.

Por këto janë grahmat e fundit të tij, e keni parë këto gjëra i bëjnë në shfaqjet e fundit të autokratëve dhe diktatorëve, gjëra që kanë bërë autokratët e korruptuar nga Ukraina deri këtu në vendet e Ballkanit. i kanë bërë dhe diktatorë si Gadafi dhe as e kanë ndalur dhe as nuk e kanë ngadalsuar rrjedhen e ngjarjeve.

Ajo që me të cilën po merremi tani, nuk është thjeshtë dhe vetëm aksioni qytetar që do të vazhdojë pa dyshim, deri në zhbërjen de facto të asamblesë së krimit, se parlament legjitim dhe qeveri legjitime republika e Shqipërisë nuk ka më.

Në të vërtetë kjo është një gjendje që duhet të mbarojë një orë e më parë, të pakten në këtë pikë jemi dakord edhe me ata burokratë të Europës të cilët flasin me patate në gojë', u shpreh Basha.

Kreu i PD-së u ka bërë thirrje shqiptarëve të rrëzojnë këtë sistem që të mos lejohet, sipas tij, mbjellja e asnjë Rame tjetër.

'Por ajo që ne duhet të merremi është projekti pas kësaj, se nuk është thjeshtë çeshtje e largimit të Ramës, ky sistem duhet shembur me themele dhe duhet rrafshuar në mënyrë të tillë që të mos lejojë mbirjen e asnjë Rame tjetër, pavarësisht se me çfarë ngjyre vjen apo përfaqësohet para shqiptarëve.

Për këtë, unë sëbashku me Partinë Demokratike, jemi të vendosur bashkë me opozitën, që sëbashku me qytetarët të diskutojmë dhe ti japim jetë një projekti të ri i cili të hedhë bazat për një demokrci me të të vërtetë të standarteve europiane.

Të ketë kufizim të pushtetit, të ketë kufizim të zgjatjes në pushtet të personave që iu besohen celësat e qeverisjes. Të ketë institucione që të kontrollojnë këta persona që asnjë person të mos ketë pushtet të pakufizuar.

Nëqoftëse fjala vjen, kryeministri do të vazhdojë të mbetet figura kryesore në kuptimin e pushtetit ekzekutiv, të ketë një parlament me të vërtetë parlament, jo thjeshtë një paradhomë të kryeministrit apo një shtojcë të pushtetit kryeministror, të ketë një parlament ta mbajë përgjegjëse qeverinë për çdo hap' deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi08/03/2019 08:44

Edvin trafikanti, po soset uji i gamiljes tende..hajduti me i madh i pasurise se Shqiptarve

lumib08/03/2019 00:03

ne grahmat e fondit??? dua ta shoh the une kte filmin qe po sheh luli

Shto koment

Denonco