Tjetër abuzim seksual me nxënëse të mitura, shkolla dhe Policia në Vlorë fshehin skandalin

Tjetër abuzim seksual me nxënëse të mitura, shkolla dhe Policia në Vlorë fshehin skandalin

12:43, 28/02/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim të rëndë, abuzimin seksual të fshehur ndaj dy nxënëseve të mitura të shkollës 9-vjeçare në Selenicë.

Në shënimin me të cilin Berisha e përcjell mesazhin e nxënëses, shoqe e vajzave të abuzuara nga “çuni me tatuazh”, shkruan: “Denoncohen përdhunime dhe prostitucion të nxënëseve të shkollës 9-vjeçare Selenicë dhe fshehje e krimit nga narkozyrtarët e Kakistokracisë. Lexoni mesazhin rrënqethës të nxënëses dixhitale!”.

"Përshëndetje i nderuar z. Sali Berisha.

Jam nxënëse e shkollës 9- vjeçare të Selenicës në rrethin e Vlorës. Po ju shkruaj për një skandal të rëndë abuzimi me dy shoqe të mia nxënëse të shkollës, që ka ndodhur tek ne para tre javësh dhe Drejtorja është përpjekur ta fshehë ngjarjen.

Abuzimi nuk u krye në shkollë, por jashtë saj me dy vajza të klasës sime të shtatë, kur luanin në shtëpinë e njëres prej vajzave, e cila jeton me gjyshen, sepse e ëma është në Greqi .

 Jo kjo, por vajza tjetër u tregoi prindërve se diçka i kishte ndodhur te shtëpia e shoqes, kur një çun i rritur me tatuazh në dorë, kishte abuzuar me ato të dyja.

Këtu flitet se vajza që jeton me gjyshen ka të përseritur histori të njëjta, bile edhe më të rënda se ato që kane ndodhur me vajzën në shkollën e Kavajës.

Më në fund, pasi u be problem dhe e mori vesh gjithe shkolla se drejtorja, një socialiste e thekur, po fshihte skandalin, ajo ose prindërit e njërës vajzë kanë denoncuar ngjarjen e rëndë në Policinë e Vlorës.

Këtë ma tha vet njëra nga vajzat, se Policia i di të gjitha. Edhe në këtë rast flitet se për njërën vajzë ekziston gjithashtu një video erotike. Megjithëkëtë, deri sot Policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj përdhunuesit por as ndaj drejtores dhe psikologes që donin të mbyllnin skandalin.

Unë ju shkruajta ju me besim se do të bëni publik këtë skandal që kërkojnë ta mbyllin, por ju lutem më ruani anonimatin.

Une dhe tani nuk po flas me adresën time, po me një adrese falso, sepse kam shumë frikë."

Kujtojmë se, rreth një muaj më parë, vetëm pas denoncimit në Fb të abuzimit seksual në grup me një minorene në Kavajë, u vu në lëvizje Policia dhe qeveria, për të çuar para ligjit, autorët e asaj ngjarjeje tronditëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Turp28/02/2019 12:52

Bashki e djathte

Shto koment

Denonco