VIDEO/ Banorët e Unazës, Ramës:  Të thamë o sharlatan! Fundin do e kesh prej nesh

VIDEO/ Banorët e Unazës, Ramës: Të thamë o sharlatan! Fundin do e kesh prej nesh

18:22, 18/02/2019
A+ Aa A-

Banorët e unazës kanë qënë sot më të zjarrtë se kurrë në protestën e tyre pothuajse 3 mujore për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Vendimi i opozitës së bashkuar për lënien e mandateve është mirëpritur me entuziazëm nga banorët e kësaj zone të Tiranës të cilët janë në përballje të drejtpërdrejtë me qeverinë prej shumë javësh.

Banorët i kujtuan Ramën thënien e tyre të vjetër: Fundi do të vijë nga banorët e Unazës së Re.

Ata thanë se ky vendim i opozitës do të shpëtojë jo vetëm banorët e Unazës por gjithë Shqipërisë.

“Je në hall z. Rama, se duhet t’u kthesh paratë oligarkëve”, tha një qytetar.  

Pjesë e protestës së tyre kanë qënë edhe deputetët e PD.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Klevis Balliu theksoi:  

“Të bashkohemi me datë 21 para parlamentit.

Parlamenti ka 6 vjet që është marrë peng nga përdhunues, nga një skizofren si Rama, që e kanë marrë peng droga, Balili, Habilajt.

Parlamenti duhet të kthehet në një institucion me dinjitet, me burra dhe zonja që votohen nga qytetarët, dhe jo nga Avdylajt dhe bandat e tjera.

Ai parlament nuk mund të përfaqsohet më nga njerëz të kapur nga krimi.

Ju takon ju që me datë 21 tua ktheni parlamentin qytetarëve nëse Rama nuk jep dorëheqjen.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco