VIDEO/ Takimi historik që 'vulosi' Pavarësinë e Kosovës

VIDEO/ Takimi historik që 'vulosi' Pavarësinë e Kosovës

16:48, 17/02/2019
A+ Aa A-

Sot Kosova festoon 11-vjetorin e Pavarësisë së saj. Një date dhe ditë historike që I solli shqiptarëve larine e munguar prej shekujsh.

Nuk ka dyshime se 17 Shkurti I 2008-ës erdhi si pasojë e luftës të pandalshme dhe heroike të familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari,  Zahir Pajaziti, Agim Ramadani. E luftëtarëve nga Shqipëria, Indrit Cara, Tahir Sinani etj. Si pasojë e punës dhe luftës së shqiptarëve në mbarë botën.

Por kurrësesi nuk duhet harruar një moment kyç në pavarësimin e Kosovës: data 10 qershor 2007.

Në këtë datë, një president amerikan në detyrë vizitonte për herë Shqipërinë, ku ndër të tjera një temë shumë e rëndësishme të takimit të tij me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, ishte edhe çështja e Kosovës.

Siç kujton vetë Berisha, para se të fliste me presidentin e 43-të të SHBA-ve, George W. Bush, ai kishte folur edhe me të atin e tij, presidentin Bush plakun, tashmë I ndjerë, lidhur me Kosovën

“Gjatë takimit me babain e George Bush biseda është filluar jo me Shqipërinë por me Kosovën. Ai mori një atlas ku u ul dhe pastaj më tha më fol pak tani për Kosovës dhe hapi atlasin dhe gjeti Kosovën në hartë”, kujton Berisha.


Ndërsa lidhur me takimin  me djalin e tij president në Tiranë, ish-kryeministri kujton: “Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: kur thua ti’ Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin…”.

Ndërsa vetë presidenti Bush do të ishte shumë I prerë në qëndrimin e tij: “Ne besojmë se Kosova do të jetë e pavarur. Mjaft është mjaft. Ky është qendrimi im! Ky është një qendrim i prerë dhe i fortë”. 

Pra ky takim, përveç se vendosi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, vulosi edhe Pavarësinë e Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco