Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë…

VIDEO/ Basha: Të enjten në orën 10 protestë tek Parlamenti

VIDEO/ Basha: Të enjten në orën 10 protestë tek Parlamenti

15:57, 16/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në emër të opozitës së bashkuar, ka falënderuar të gjithë shqiptarë që iu bashkuan protestës.

Duke folur para qytetarëve, Basha tha se nuk do të ketë ndalim deri në rrëzimin e Ramës.

Basha tha se protesta tjetër është ditën e enjte te parlamenti.

‘Nuk pranojmë më asnjë pikë, pa një qeveri të qytetarëve.

Në emër të opozitës ju falënderoj të gjithëve. Ne nuk do të tërhiqemi do të vazhdojmë protestën tonë.

Protestat do të vazhdojmë deri në rrëzimin e narkotrafikantit.

Ju ftoj të enjten në protestën e radhës tek parlamenti’, tha ndër të tjera Basha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha:

‘Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante.

Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota.

Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës.

Të enjten në orën 10:00 vijon protesta’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t16/02/2019 16:41

Edhe thote qe populli te marr fatin e vet ne dore dhe pastaj pa i pyetur vendos per nje proteste tjeter.Nuk vendos ti o politikan frikacak,vendosin ata qe jane aty,njerezit erdhen te vendosur dhe siç i ndale para min.brend.kete pune bere edhe sot.Sa kujton se do vine te enjten? I zhgenjeve prap protestuesit.Deri te enjten kushedi sa do burgose rama nga qe ishin duke sulmuar km.

taulant balla16/02/2019 16:02

e cfare fituat me kete?ne do vazhdojme vjedhjet akoma me keq se deri me sot.edhe arsen lupeni do na kete zili.me edi ramen ne krye,perpara drejt vjedhjeve te reja.

Shto koment

Denonco