Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Donald Trump i kërkon Vuçiçit të njohë pavarësinë e Kosovës

Donald Trump i kërkon Vuçiçit të njohë pavarësinë e Kosovës

14:02, 15/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Aleksandër Vuçiçit, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan RTS.

Shefi i Qeverisë amerikane i ka dërguar një letër presidentit Vuçiç me rastin e pavarësisë së Serbisë, ku përveç urimit, ka nënvizuar edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Shtetet e Bashkuara mbeten të patundura në përpjekjen tuaj të shenjtë për të thelluar bashkëpunimin rajonal.

Veçanërisht në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve më Kosovën’, shkruhet në letrën e Presidentit Trump.

‘Një marrëveshje historike, me një pranim të ndërsjellë në thelb, do të ndërtonte rrugën e Serbisë drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco