‘Rrugë nuk bëjmë, ama banesa do prishim’-Iriqi bisedon me Belinda Ballukun

‘Rrugë nuk bëjmë, ama banesa do prishim’-Iriqi bisedon me Belinda Ballukun

17:02, 11/02/2019
A+ Aa A-

Iriqi: - Urime për postin.

Belinda: - Mos bëj pordhë me mua, o pallë.

Iriqi: - Desha të të uroja si ministre.

Belinda: - Ministre kam qenë dhe pa qenë ministre. Qeveria funksionon me kukullat që quhen ministra dhe me mua dhe Fugën që jemi drejtimi i vërtetë. Në çdo moment na vjen  sms nga Rama. Jepjani tenderin atij, pushoni nga puna atë, lexoni këto rreshta në tv, i thoni Taulantit të shajë Berishën, nxirrni policinë atje, rrihni atë. Kupton?

Iriqi: - Po pse të bëri kukull, pra ministre?

Belinda: - Se Damblla Gjiknuri nuk thithte më.

Iriqi: - Drogë?

Belinda: - Tru, Iriq, nuk kuptonte ç’po bëhej. U çorodit. I thonim jepja hidrocentralin dikujt, ai ia jepte një tjetri. I pati defekt hardisku, ndaj e hoqëm dhe më vuri mua.

Iriqi: - Po Tigrin e financave pse e hoqët?

Belinda: - Tigri idiot komplet. Bënte pompa në zyrë. E keqja qe se mbyllte celularin. Na linte varur për dy orë.

Iriqi: - Dy orë?

Belinda: - Ndonjëherë dhe më shumë se duket i krekosur në rrugë, por qullash për atë punë. Ndaj fiu përjashta.

Iriqi: - Ju do mbyllni rrugët e hapura të paktën.

Belinda: - Ne nuk do bëjmë rrugë. Rrugë bëri Saliu dhe nuk e votuan. Ne do prishim banesa dhe do shtojmë vota. Populli na ka fiksim. Si puna e atij që bënte serenate çdo natë para një ndërtesë. Është magazina e patateve,jo shtëpia e të dashurës, i thonin. Por ai vazhdonte atje prapë, i binte kitarës para magazinës.

Iriqi: - Po me Air Albania ç’do ndodhë?

Belinda: - E zgjidhëm dhe atë punë. Kemi një avion të vjetër në cep të aeroportit në Rinas. Dhashë urdhër të shkruajnë me të kuqe AIR ALBANIA dhe ta bëjmë gati. Nuk ka pasur rrota, por e ngritëm mbi ca tulla. Mbase pasnesër vjen vetë Rama me nja 200 kamera dhe me 30 gazetarë. I hipën në shkallë dhe uron rrugë të mbarë. Avioni nuk lëviz ama lëviz kaseta. Televizion më televizion me fjalët e Ramës ‘Qentë le të lehin, Lasgushi çan mes reve!’

Iriqi: - Mund të largohet Rama më 16 shkurt?

Belinda: - Ku të largohet?

Iriqi: - Nga zyra?

Belinda: - Ai po u largua shkon drejt burgut. Nuk ka rrugë tjetër.

Iriqi: - Po ju?

Belinda: - Ne shpëtojmë se kemi sms-të e tij. Bile kur i shkrojta se mos na plas brenda prokuroria për aferën te Unaza e Re më shkroi: ‘Thuaji prokurorisë të më hajë atë nuk thuhet’.

Iriqi: - Kaq trim?

Belinda: - Kështu bëhesh kur zhytesh thellë. Si killerat. Keq e kanë kur vrasin të parin. Më pas nuk duan t’ia dinë. Bile vrasjen e njëzetë e bëjnë me këngë,u  duket si festë. Ky ka dhe një fat se i është shkëputur fija.

Iriqi: - Fija?

Belinda:- Fija e siguresës te truri. Nuk mbush mirë dhe ka kohë që po ushqen veten me idenë se nuk më dënojnë nga që jam i çmendur. Ca gazeta që i botuan atëherë kartelën klinike i mban me vete. Kur sheh ndonjë gjykatës e prokuror pranë ua nxjerr. Lexojeni,u thotë. E largojmë ne,se po e lamë ç’komandohet dhe ec e mbaja gomarllëqet. Grindet e shan gjithë botën. Veç nënën e vet nuk ka sharë akoma. Po prit kur t’i sulet dhe asaj ndonjë ditë. Jemi të gëzuar që merr drogë. Se qetohet ca orë e jemi rehat dhe ne. Ama ca orë. Ja ma nisi sms. Digjni kopshtin botanik se do ngremë tre kulla atje, më shkruan. Ika, Iriq palla...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco