Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta tallet me Baton Haxhiun: Nuk habitem nëse thotë edhe që  Adem Jashari u vra për t'i dhënë Serbisë, Mitrovicën

Meta tallet me Baton Haxhiun: Nuk habitem nëse thotë edhe që Adem Jashari u vra për t'i dhënë Serbisë, Mitrovicën

22:14, 17/01/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar edhe akuzat e bëra nga gazetari Baton Haxhiu, se Meta ka qenë i pari që ka propozuar për ndryshim kufijsh gjatë takimeve me Gjingjiç.

Meta duke qeshur tha se si mund të bëhen këto diskutime me persona që kanë vdekur shumë vite para se Kosova të shpallte Pavarësinë.

'Kam një pyetje për ju kur u vra ish-kryeministri Gjiingjiç? Kur u shpall pavarësia e Kosovës? Si mund të diskutosh për kufijtë pasi ky u vra? Batoni nuk ka qenë asnjëherë prezent në diskutimet e mia me Gjiingjiçin. Unë tani nga Batoni pres që edhe Adem Jashari u vra për ndryshimin e kufijve’, deklaroi Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco