Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Refuzoi ‘ministrin’ e Batonit/ Nesër Meta në 11.00 vendos për ‘ministrin’ e Hashimit

Refuzoi ‘ministrin’ e Batonit/ Nesër Meta në 11.00 vendos për ‘ministrin’ e Hashimit

21:50, 17/01/2019
A+ Aa A-

I ftuar në studion e ‘Të Paekspozuarit’, presidenti Ilir Meta, ka komentuar edhe vetëpropozimin e kryeministrit Rama për tu emëruar në postin e Ministrit të Jashtëm.

Meta tha se para se të marrë një vendim, do të mbledhë sërish këshilltarët e tij dhe do të marrë vendimin më të drejtë që i lejon Kushtetuta.

‘Jemi në rastin kur kryeministri kërkon të bëhet edhe ministër, nuk jemi në rastin kur ministri do të bëhet kryeministër. Kushtetuta jonë nuk i zgjidh të gjitha, prandaj kemi edhe ligje, kemi edhe Kuvend, prandaj presidenti duhet të lexojë me Kujdes Kushtetutën. Pra Kushtetuta nuk e presupozon në mënyrë të qartë që kryeministri të ketë një tjetër pozicion brenda kabinetit, por as nuk e ndalon. Unë nuk thashë as do e dekretoj as nuk do e dekretoj. Unë do të mblidhem sërish me këshilltarët e mi dhe më pas do të marr një vendim. Ne do të marrim vendimin më të drejtë me Kushtetutën’, deklaroi Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco